12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i AMF/ SIGAL UNIQA Group Austria, lideri i vërtetë i sigurimeve

Raporti i AMF/ SIGAL UNIQA Group Austria, lideri i vërtetë i sigurimeve

SIGAL UNIQA Group Austria është kompania lider e sigurimeve në Shqipëri, si për sigurimet e jo-jetës ashtu edhe për ato të jetës.

Këtë nuk e thonë drejtuesit e kompanisë por raporti i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2023.

Sipas raportit, SIGAL UNIQA ruan lidershipin në treg, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.

Në Sigurimet e Jo-Jetës SIGAL UNIQA kryeson me 27% nga 8 kompani që operojnë këtë treg. Ndërsa për dëmet kryeson me 23%.

Sa i përket dëmeve në vlera konkrete, për periudhën janar-shtator 2023, SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar tek klientët e saj mbi 1 miliard lekë dëmshpërblime.

SIGURIMET E JO-JETËS

Edhe sa i përket ndarjes së tregut, sipas sigurimeve të detyrueshme dhe ato vullnetare, sërish SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve.

 

Në Sigurimet e Jetës, kryesimi i SIGAL Life UNIQA është evident.

Ajo mbetet lider në treg duke zënë afro 46% të totalit.

SIGAL Life UNIQA nuk ka rivalë as në dëmshpërblimin e klientëve teksa ka paguar 52% të totalit të tregut. Thënë në shifra konkrete, nëse 4 kompanitë së bashku kanë paguar 214,953,000 Lekë, ajo rezulton të ketë paguar plot 111,288,000 Lekë.

SIGURIMET E JETËS 

LEXO EDHE: Intervista/ CEO i “UNIQA”: U japim siguri mbi 16 milionë njerëz në Austri dhe pothuajse të gjithë Evropën Juglindore

Sipas shifrave të AMF, nëse do të llogarisim totalin e tregut të sigurimeve në Shqipëri, Jo-Jetë dhe Jetëm ku operojnë 12 kompani, SIGAL UNIQA Group Austria ze 28,2% të tij.

PSE KY BESIM I PALËKUNDUR TEK KJO KOMPANI?

Shërbimi profesional ndaj klientëve, pagimi i drejtpërdrejtë i dëmeve dhe risitë që sjell vazhdimisht në treg janë disa prej arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2400 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë në mbi 1200 zyra në 3 shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) me standarte tërësisht europiane duke qenë pranë mbi 1,2 milion klientëve atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.

Ndaj, edhe sot, pas afro 25 vjetësh në treg, kjo kompani mbetet adresa numër 1 për cilindo qytetar që do të sigurojë jetën, shëndetin, pronën, automjetin e çdo gjë tjetër me vlerë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat