Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për vitin 2021.
Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për vitin 2021 kapën vlerën 19,268 milionë lekë, ose 16.02% më shumë se në vitin 2020.
Ndërkohë, gjatë vitit 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,173,520 me një rritje prej 22.7% krahasuar me një vit më parë.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.35% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.65% të totalit të tregut.
STRUKTURA E DËMEVE (JO JETA)
Në një vështrim të përgjithshëm të raportit të AMF vihet re dominimi i SIGAL UNIQA Group Austria si kompania e sigurimit që ze pjesën dërrmuese të tregut por edhe si kompania që paguan më shumë dëme tek qytetarët.
NDARJA E TREGUT 2021
DËMET E PAGUARA 2021