20.5 C
Tirana
Wednesday, October 29, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti 9-mujor i AMF: SIGAL IG paguan 1/4 e dëmeve të të...

Raporti 9-mujor i AMF: SIGAL IG paguan 1/4 e dëmeve të të gjithë tregut

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi raportin 9-mujor për tregun e sigurimeve.

Sipas të dhënave, SIGAL Insurance Group vijon të kryesojë tregun, duke paguar 23.4% të dëmeve në sigurimet e jetës dhe 44.2% të dëmeve në sigurimet e jojetës.

Në total, rreth një e katërta e dëmeve të paguara në gjithë tregun shqiptar të sigurimeve mbulohen nga SIGAL.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2025, 15 mijë e 251 qytetarë kanë përfituar dëmshpërblime nga kompania, 150 prej tyre në sigurimet e jetës dhe mbi 15 mijë në sigurimet e jojetës.

Vlera e dëmeve të paguara arrin në 1 miliard e 438 milion lekë, ose afro 15 milion euro.

Sipas AMF, SIGAL zotëron 25.87% të tregut të sigurimeve në vend, ndërsa në sigurimet e jojetës ka shënuar rritje me 6.8% të numrit të klientëve gjatë këtij viti.

Shifrat rekord të dëmeve të paguara dhe zgjerimi i klientelës tregojnë besimin e qytetarëve dhe biznesit shqiptar tek korrektesa dhe serioziteti i kompanisë.

Me këto rezultate, SIGAL Insurance Group mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat