Rritje 7.99% krahasuar me të njëjtën periudhë, gjysëmvitin e shkuar. Kjo është situata e tregut shqiptar të sigurimeve për 6-mujorin e parë të vitit 2025.
Vëllimi i primeve të shkruara bruto është rritur me 949,152 mijë lekë duke arritur shifrën 12,828,657 mijë lekë.
Konkretisht, në veprimtarinë e Jo Jetës rritja ishte në masën 7.59% si vëllim primesh të shkruara bruto dhe 7.18% në numër kontratash për 6-mujorin e parë të këtij viti.
12,828,657 mijë Lekë, 949,152 mijë Lekë më shumë se sa vitin e shkuar për të njëjtën periudhë, paraqiten shifrat e këtij viti si vëllim primesh bruto. Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 671,058 duke shënuar një rritje në masën 7.18% krahasuar me Janar-Qershor 2024.
Në veprimtarinë e Jetës u rritën vëllimet e shkruara bruto 12.33% dhe 15.49% krahasuar në numër kontratash.
Në veprimtarinë e Jetës, vëllimi i primeve të shkruara bruto kapi shifrën 1,153,179 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 12.33% krahasuar me janar-qershor 2024. Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 84,729 duke shënuar një rritje në masën 15.49% krahasuar me Janar-Qershor 2024.
4,093,994 mijë lekë dëme ose 0.73 % më pak se në janar-qershor 2024.
Numri i dëmeve të paguara në janar-qershor 2025 është rritur me 1,528 dhe arriti shifrën 37,858 nga të cilat 36,124 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,734 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.