SIGAL IG, sipas raportit 11-mujor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare, periudha janar-nëntor 2025, rezulton të ketë paguar 24.21% të dëmeve në sigurimet e jojetës.
SIGAL IG për 11 muajt e vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare, ka paguar 1,664,459,000 Lekë, ose 17.25 milionë euro dëme.
18,395 është numri i rasteve përfituese nga këto dëmshpërblime në SIGAL Insurance Group.
Në total i gjithë tregu shqiptar shënon 65,341 raste dëmesh të paguara nga siguruesit në shifrën e 6,875,831,000 Lekë, ose afërsisht 71,240,828 euro.




