BQK dhe Departamenti për Mbikëqyrjen e Sigurimeve në Kosovë publikuan raportin 10-mujor për periudhën janar-tetor 2025.
SIGAL LIFE Kosova, sipas të dhënave zyrtare, ka arritur 46.12% të tregut të tregut të sigurimeve të jetës, nga 41% që kishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë këtij viti, SIGAL LIFE Kosova ka paguar 53 dëme me vlerë totale 508,437 euro, duke shënuar një rritje prej 77.4% te vëllimit të dëmeve të shlyera krahasuar me një vit më parë.
Sigurimet e Jo-Jetës

Edhe ne sigurimet e Jo-jetës, kompania regjistron rezultate te larta.
Primet e shkruara bruto arrijnë në 20,228,266 euro, duke zotëruar 14.24% te tregut, nga 14.04% që ishte një vit më herët.
Në dëmshpërblime, SIGAL LIFE Kosova ka paguar 14.77% të totalit të dëmeve të tregut, ose 60.55% më shumë se vitin e kaluar, duke shlyer 22,924 raste gjatë periudhës së raportuar.
Ne total, në sigurimet e jo-jetës kompania ka paguar 10,439,090 euro dëme gjatë këtij viti, duke përforcuar rolin e saj si një nga kontribuesit kryesorë në stabilitetin dhe besueshmërinë e tregut të sigurimeve.




