8.5 C
Tirana
Sunday, December 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRama njoftoi mbylljen e TikTok në Shqipëri, vjen reagimi zyrtar nga kompania

Rama njoftoi mbylljen e TikTok në Shqipëri, vjen reagimi zyrtar nga kompania

Pas njoftimit të djeshëm të dhënë nga kryeministri Edi Rama se platforma TikTok do të mbyllet për një vit në vendin tonë, vjen reagimi zyrtar nga kompania.

TikTok në një përgjigje me email të shtunën ndaj një kërkese për koment kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të vrarë me thikë.

Kompania tha se “nuk kishte gjetur asnjë provë që autori ose viktima kishte llogari TikTok dhe raportet e shumta kanë konfirmuar në fakt videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.

 

Sipas kryeministrit Rama, ky vendim vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani muajin e kaluar, që ngjalli frikën mbi ndikimin e mediave sociale te fëmijët.

Për kryeministrin, kjo është pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta, pas takimeve me grupet e prindërve dhe mësuesit nga i gjithë vendi.

“Për një vit, do ta mbyllim për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri”, tha Rama.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat