Sot, në Premium Channel dhe Radio Travel u prezantuan katër produkte sigurimi shëndetësor nga SIGAL, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe në rajon.
Në studio ishin dy ekspertë të fushës, drejtore e Departamentit të Shëndetit, Milena Merjemaj dhe Ervis Ndreaj, menaxher produkti, të cilët shpjeguan se si produktet e shëndetit në SIGAL ofrojnë mbrojtje shëndetësore dhe financiare për çdo qytetar, me një kosto të përballueshme.
Ekspertët e SIGAL shpjeguan në studio se paketa “Opinioni i Dytë Mjekësor” u jep të siguruarve mundësinë të marrin një opinion të specializuar nga qendrat më të njohura në botë për çdo diagnozë, vetëm për 1,000 lekë në vit.
SIGAL kujdeset për gjetjen e qendrës mjekësore, transferimin e dokumenteve dhe ndërveprimin me spitalin për çdo trajtim të nevojshëm.
Produkti tjetër, Check Up jashtë vendit, ofrohej më parë përmes paketës GOLD dhe tashmë edhe si produkt më vete, duke mundësuar një kontroll të plotë mjekësor në Milano një herë në vit.
Ky shërbim ndihmon në zbulimin në kohë të sëmundjeve, me një kosto të reduktuar falë marrëveshjeve të SIGAL me klinikat më të mira.
Dy produktet e tjera, Jetë Plus dhe Jetë Plus me Cash janë ndërtuar për mbrojtjen ndaj tumoreve.
Jetë Plus mbulon të gjitha shpenzimet mjekësore, nga diagnoza deri te trajtimi i plotë në klinikat më të specializuara në botë.
Jetë Plus me Cash ofron një shumë të zgjedhur nga klienti, që përdoret sipas nevojës së tij, duke dhënë një garanci financiare përballë shpenzimeve të papritura. Këto produkte kushtojnë rreth 30 euro në muaj dhe janë të përballueshme për çdo shtresë shoqërore.
SIGAL solli edhe histori konkrete suksesi, si një paciente shqiptare që falë paketës Jetë Plus u trajtua me sukses për një tumor të rrallë në tru në spitalin “San Raffaele” në Milano, duke iu kthyer jetës normale.
Për më shumë detaje mbi këto produkte dhe përfitimet e tyre, ndiqni intervistën e plotë në kanalin YouTube të Premium Channel: