17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRadhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon me sportele të reduktuara

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon me sportele të reduktuara

Radhë të gjata automjetesh raportohen në tokën neutrale në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, e cila ka ardhur për shkak se pala greke vijon të punojë me sportele të reduktuara në hyrje dhe dalje.

Në rrethana të tilla shtetas shqiptarë e jo vetëm kanë qenë të detyruar të presin për minuta të tëra për të kaluar nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj.

Burime zyrtare thanë se autoritetet tona të kufirit kanë patur disa takime me policinë kufitare greke duke u kërkuar shtimin e numrit të sporteleve e në rast të fluksit të lartë të punohet me procedurë të përshpejtuar.

Nga ora 12:30 minuta pala greke ka shtuar edhe një sportel pasi në ato momente punonin vetëm me dy sportele në hyrje, aq sa edhe në dalje.

Edhe me shtimin e një sporteli tjetër radha ka vijuar të jetë e lartë edhe sepse fluksi në dalje nga Shqipëria në drejtim të Greqisë paraditen e sotme ka qenë më i lartë se një ditë më parë.

Një ditë më parë nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas afro 9000 shtetas.

Edhe gjatë ditës së sotme fluksi ka qenë i lartë në hyrje edhe nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës madje gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare nga të dyja anët e kufirit kanë lëvizur më shumë 11000 shtetas.

LEXO EDHE: “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat