16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeRa nga lartësia në punë, humb jetën 18 vjeçari shqiptar

Ra nga lartësia në punë, humb jetën 18 vjeçari shqiptar

Një 18-vjeçar shqiptar,  Franco Mazelli ka vdekur këtë të enjte në Itali pasi ra nga lartësia ndërkohë që punonte.

Ngjarja ndodhi në Porto Sant Elpidio, Itali mëngjesin e sotëm ku i çati në të cilën i riu shqiptar po punonte është shembur, duke shkaktuar rënien fatale nga 10 metra lartësi të tij, shkruajnë mediet italiane.

Ai është dërguar menjëherë në spital, por me gjithë përpjekjet nga mjekët italianë në Spitalin e Sant Elpidos, Mazelli nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Franco Mazelli, i lindur më 11 janar të viti 2005 ishte me origjinë shqiptare dhe i lindur në Itali në Porto Sant Elpidio. Ai jetonte me prindërit dhe motrën e tij në lagjen Marina Picena, në via Abruzzi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat