Oferta të tilla ka pasur vazhdimisht por ato e kanë pasur gjithnjë një kleckë, ose qyteti ka qenë shumë larg ose duhej një shumë e madhe parashë me vete. Këtë herë është ndryshe.
Ky qytet piktoresk jo vetëm që nuk është aspak i largët dhe i thellë por ai është vetëm 15 minuta larg disa prej plazheve më të bukur të Italisë së jugut. Dhe nuk ju kërkohen para, por komuna është e gatshme t’ju paguaj për të lëvizur atje!
Qyteti piktoresk italian pranë plazheve të virgjëra do të paguajë 30,000 dollarë për këdo që dëshiron të shpërngulet atje në një përpjekje për t’i dhënë frymë të re komunitetit në rënie të Pulias.
Ajo që e bën propozimin edhe më tërheqës është se Presicce është vetëm 15 minuta me makinë nga plazhet e pacenuara të bregdetit juglindor të Italisë, duke përfshirë Santa Maria di Leuca.
Dhe kjo nuk është e gjitha. Ajo që kërkohet nga ju është vetëm të blini një shtëpi atje, dhe shtëpitë në këtë rajon kushtojnë më pak se 21,000 euro!
Sipas njoftimit të komunës, shuma prej 30,000 eurosh mund të përdoret për të blerë shtëpinë si dhe për ta rinovuar apo shpërngulur atje.