Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se qeveria ka miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave zbatimin sërish edhe gjatë këtij viti të një praktike që do të liberalizojë vizat turistike për turistët nga 8 shtete të huaja që duan të vijnë në Shqipëri, duke nisur nga dita e nesërme.
“Në vijim të masave mbështetëse për sektorin e turizmit që ka qenë i prekur nga krizat, qeveria ka rinjohur një vendim apo një praktikë që është marrë dhe vitin e kaluar për të liberalizuar sistemin e vizave turistike për 8 vende që do e përfitojnë për të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime turistike por dhe lejohet aplikimi online.
Kështu i përgjigjemi dhe një kërkese që ka qenë insistuese nga operatorët turistikë dhe bizneset hoteliere kudo se janë klientë potenciale që vijojnë turet e tyre në Shqipëri nga 1 majji, për një kategori dhe që nesër e deri në 31 dhjetor të këtij viti që kane qenë një numër i konsiderueshëm turistësh si nga India, Arabia Saudite dhe Katari e kështu me radhë”, tha ministrja Kumbaro.
Ndërkohë që në mbledhjen e sotme të Qeverisë është diskutuar dhe që t’i kërkohet Komitetit Teknik të Ekspertëve të vendosë që nga muaji maj të hiqet detyrimi për të treguar “Green Pass” në kufi për të hyrë në Shqipëri.
“Rishikim i sistemit të “Green Pass” apo detyrimit për të treguar në kufi vaksinimin, kërkesë që u diskutua gjatë mbledhjes e presim që komiteti ta marrë në konsideratë për të parë mundësinë në përputhje me shifrat që duke nisur nga maji ta heqim këtë detyrim që të oksigjenojë hyrjen e vizitorëve të huaj në Shqipëri”.
Për të gjithë shtetasit e huaj që duan të vijnë në Shqipëri për punësim apo pushime, SIGAL UNIQA sjell siguracionin “Jeto dhe Udhëto në Shqipëri”.
Jeto dhe Udhëto në Shqipëri
Opsioni 1
Mbulimet:
- Limit moshe 65 vjeç
- Shpenzimet mjekësore urgjente në rast aksidenti në Shqipëri deri në 10.000 euro
- Evakuimi mjekësor dhe riatdhesimi deri në 2000 euro
- Urgjencat dentare
Opsioni 2
- Limit moshe 79 vjeç
- Shpenzimet për urgjencat mjekësore në rast sëmundjeje apo aksidenti në Shqipëri deri në 5000 euro
- Urgjencat dentare
Opsioni 3
- Shpenzimet për urgjencat mjekësore në rast sëmundjeje apo aksidenti në Shqipëri deri në 5000 euro
- Urgjencat dentare
- Konsultime video dhe audio me një mjek të përgjithshëm
- 50% zbritje për shërbimet ambulatore në ofruesin mjekësor të specifikuar nga Siguruesi
- Kujdesi parandalues (Check Up) një herë në vit
- Ekzaminimet vijuese të shtatzënisë (nuk ka periudhë pritjeje)
- Vizitë okulisti dhe syze optike Vizitë tek dentisti dhe zbritje për procedurën e pastrimit.
Dy opsionet e para mund të blihen online, ndërsa opsioni i tretë mund të porositet online në www.sigal.com.al
Siguracioni i Policës Kufitare
Polica Kufitare siguracioni i detyrueshëm për mjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kohëzgjatja e siguracionit mund të jetë 15 ditë, 45 ditë, 1 muaj, 6 muaj ose 1 vit.
Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri këshillon qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë me automjetet e tyre me targa të huaja të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara dhe nga agjentë të licencuar.
Në çdo pikë të kalimit të kufirit në Shqipëri gjenden agjentë të SIGAL UNIQA pranë të cilave mund të pajiseni me policat kufitare.
Këta agjentë janë miratuar nga AMF dhe punojnë për shoqëritë e sigurimit për shitjen e policave kufitare.
Çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, është në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar, dhe si e tillë është e pavlefshme.
Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së.
Elementët e sigurisë që duhet të ketë Polica Kufitare janë:
- Numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. (Shembull: Viti 2022 = 18xxxxxxx).
- Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.
- Polica ka një numër unik të rastësishëm identifikues të policës së sigurimit në regjistrin elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga AMF.
Mos harroni! Policën e Sigurimit Kufitar mund ta blini edhe online në www.sigal.com.al.