15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetQarkullim pa siguracionin e detyrueshëm/ Gjoba dhe bllokime për mjetet lundruese

Qarkullim pa siguracionin e detyrueshëm/ Gjoba dhe bllokime për mjetet lundruese

Policia Kufitare nis kontrolle intensive në të gjithë vijën brendetare. Sigurimi i mjeteve lundruese, detyrim ligjor

Teksa sezoni veror afrohet gjithmonë e më shumë, shërbimet e Policisë Kufitare në Vlorë, Sarandë dhe gjatë gjithë vijës bregdetare vijojnë kontrollet për evidentimin e mjeteve lundruese, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Për rrjedhojë, nuk kanë munguar bllokimet e mjeteve dhe gjobitjet e majme ndaj drejtuesve të tyre.

Ndërkohë kontrollet do të vijojnë edhe në vazhdim.

E dinit se, njësoj si siguracioni i detyrueshëm i automjetit (TPL), që në rast mospasje të tij ndëshkohesh nga Policia Rrugore, edhe mjetet lundruese kanë “TPL”-në e tyre, pa të cilën ju nuk mund të lundroni.

Kjo gjë është sanksionuar në Ligjin nr. 32/2021, datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili rregullon sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, me limit 50 milionë lekë dhe përfshin:

  • sigurimin e përgjegjësisë së pronarit/përdoruesit të mjetit lundrues për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti;

Por mos u shqetësoni!

Sot, SIGAL UNIQA Group Austria ofron mundësinë e blerjes online të Sigurimit të Detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (skafe, yachte, motobarka etj), me vetëm një klikim në www.sigal.com.al.

Duke blerë siguracionin online ju bëheni gjithashtu edhe pjesë edhe e shorteut “Sigurohu Online dhe Fito”, i cili hidhet çdo muaj dhe shpërblen me dhurata blerësit online të siguracioneve.

Madje, në shorteun e datës 10 qershor, ju keni mundësinë të fitoni 2 bileta për ndeshjen Shqipëri-Moldavi, që luhet më 17 qershor 2023.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA ofron edhe siguracionin HULL (KASKO) Marine, i cili mbulon çdo rrezik të siguruar, pavarësisht kush është fajtori.

Rreziqet që mbulon ky siguracion: Rreziqet e detit ose ujrave të lundrueshëm, rënia në cektinë, zjarri, shpërthimi, vjedhja me dhunë nga persona jashtë anijes, hedhja e ngarkesës në det, pirateria, përplasja me mjete të tjera.  Tërmeti, vullkani, neglizhenca e kapitenit, rënie e pjesëve të objekteve fluturuese, avaria e përgjithshme.

LEXO EDHE: Më e madhja dhe më e besuara mes 12 kompanive/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA ze 30% të tregut të sigurimeve

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, pjesë e “UNIQA Insurance Group”, është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri, me një Departament dedikuar siguracioneve të Marinës, mbështetur dhe nga konsulenca e Departamentit të Marinës UNIQA, në Vjenë.

Për më shumë infornacion mbi Sigurimin e mjeteve Lundruese, shkruani në:

Whatsapp: 68 606 2829

E-mail: [email protected]

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat