Pogradeci është një prej atyre qyteteve ku mund ti shpëtosh të nxehtit të pazakontë dhe të pushosh buzë liqenit të Ohrit.
Shëtitjet me varkë, sportet ujore, këndet e argëtimit për fëmijë dhe aktivitetet e ndryshme për të rritur janë pjesë e ofertës së Pogradecit që çdo vit e më tepër po tërheq më shumë turistë vendas dhe të huaj.
I njohur për klimën e freskët dhe qetësinë, qyteti liqenor frekuentohet më shumë nga familjarët, grupmosha e tretë apo pushuesit besnikë që e zgjedhin çdo verë.
Ndërkohë nuk mungojnë as turistët e huaj.
Ndryshe nga sa ndodh në bregdet këtu pushuesit gjejnë çmime të arsyeshme, plazhe publike dhe mundësi të shumta argëtimi dhe eksplorimi.
Pogradeci dhe rrethinat e tij ofrojnë për turistët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa gatimet tradicionale dhe ndërthurja e kuzhinës vendase me atë moderne, shikohen si një tjetër motiv që tërheq vizitorët në Pogradec.
Por nëse kërkoni një vend ku të shijoni në maksimum qetësinë që të ofron qyteti i Pogradecit dhe freskia e Liqenit të Ohrit, ne ju sygjerojmë “Vila SIGAL”.
Një godinë karakteristike, e ndërtuar në vitin 1940 dhe rikonstruktuar në 2012-ën, “Vila SIGAL” është oazi i duhur për të kaluar një fundjavë mes konformit, rehatisë dhe qetësisë.
Vila ka 4 dhoma dopio, 1 apartament dhe 2 dhoma teke, që të gjitha me pamje nga liqeni.
Vendondodhja, stafi miqësor dhe çmimet konkuruese janë ndër arsyet pse klientë të huaj dhe shqiptarë zgjedhin çdo ditë e më shumë të pushojnë tek “Vila SIGAL”.
“VILA SIGAL POGRADEC”, për një fundjavë relaksi me më të dashurit tuaj…
Rezervoni tani qëndrimin tuaj, përmes telefonit +355 69 603 0415, rrjeteve sociale apo përmes booking.com.
LEXO EDHE: Ku të notosh? Revista franceze: 3 vende ideale për t’u freskuar në Shqipëri