11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesore"Pushtohet" aeroporti i Stambollit, mijëra qytetarë kërkojnë të ndihmojnë ekipet e shpëtimit

“Pushtohet” aeroporti i Stambollit, mijëra qytetarë kërkojnë të ndihmojnë ekipet e shpëtimit

Mijëra vullnetarë janë dyndur në aeroportin e Stambollit dhe kërkojnë të shkojnë në zonën ku ka goditur tëërmeti tragjik për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve.

Ata kërkojnë që të bashkoheshin me përpjekjet e kërkim-shpëtimit, për të ndihmuar sado pak për nxjerrjen të bllokuarve nën rrënoja.

Pas tërmeteve në Kahramanmaraş, ekipet e kërkim-shpëtimit nga qytete të ndryshme, veçanërisht nga Stambolli, si dhe vullnetarë të ndihmës AFAD u zhvendosën në zonën e tërmetit.

Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya njoftoi se deri në orën 00.30, 6 mijë e 718 personel dhe vullnetarë janë dërguar në rajon me 41 avionë nga Stambolli. Prioritet iu dha ekipeve profesionale dhe personelit shëndetësor. Vazhdon pandërprerë dërgimi i vullnetarëve të ndihmës në zonën e tërmetit.

Në të njëjtën kohë, mijëra vullnetarë të ndihmës që prisnin në aeroportin e Stambollit, konkurruan me njëri-tjetrin për të shkuar në Adana, Hatay, Kahramanmaraş, Malatya, Gaziantep, Adıyaman dhe Diyarbakır. Vullnetarët krijuan radhë të gjata. Herë pas here, ekipet në aeroport ndërhynin në rrëmujë.

Numri i viktimave deri më tani është mbi 5000, ndërsa raportohet për mbi 15 mijë të plagosur.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat