12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPushime të bukura dhe të qeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit në...

Pushime të bukura dhe të qeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit në celularin e tyre

Nëse ka një arsye shumë të fortë pse edhe pas 25 vitesh nga themelimi SIGAL UNIQA Group Austria mbetet lidere e tregut të sigurimeve në Shqipëri, pa dyshim që është novacioni dhe risitë që kjo kompani sjell vazhdimisht.

 

Kështu ndodhi edhe në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë dhe botën, gjatë pandemisë COVID-19, kur SIGAL UNIQA solli për herë të parë në vendin tonë shërbimin e TeleShëndetësisë, një mundësi për çdo individ apo familje për të patur mjekun në celular apo laptop gjatë 24 orëve të ditës, pavarësisht vendit.

 

Ndërsa sot, shërbimi “TeleShëndet” është pasuruar edhe më tej, me më shumë benefite që lehtësojnë përditshmërinë e klientëve.

Madje sot, ju mund ta keni këtë shërbim edhe gjatë pushimeve tuaja, brenda apo jashtë Shqipërisë, për të komunikuar me një mjek të licensuar, audio ose video, për çdo problem tuajin shëndetësor apo të familjarëve tuaj.

“TeleShëndet” është gjithashtu edhe një aleat shumë i mirë për prindërit me fëmijë të vegjël.

Mos u përfshini nga paniku nëse fëmija juaj ka temperaturë, kalon një virozë apo diçka tjetër. Komunikoni direkt me mjekun dhe ai do të dijë t’ju orientojë siç duhet se çfarë duhet të bëni.

Për më tepër, ju mund ta përdorni “TeleShëndet” për plot 1 vit dhe të shfrytëzoni benefitet e kartës edhe kur të ktheheni nga pushimet.

 

Një shërbim të tillë, me një kosto modeste dhe një sërë përfitimesh, nuk mund ta gjeni askund tjetër. Ndaj mos humbisni kohë.

Shkarkoni TANI aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni këtë shërbim të mjekësisë moderne.

 

“TeleShlëndet” mund të blihet në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose Online nga celulari juaj.

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani në:

 

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

 

Pushimet janë më të bukura kur ndjehemi të sigurtë…

 

LEXO EDHE: Të kujdesesh për shëndetin, nuk ka qenë kurrë më e lirë / Oferta e Gushtit që nuk duhet humbur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat