10.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPunonjësi i huaj në Patos bie nga lartësia dhe humb jetën/ Pse...

Punonjësi i huaj në Patos bie nga lartësia dhe humb jetën/ Pse Sigurimi nga Aksidentet është bërë jetik

Një punëtor i huaj ka humbur jetën ditën e djeshme në fshatin Ruzhdi në Patos teksa ka rënë nga lartësia.

 

Sipas burimeve paraprake, punëtori egjiptian, 37 vjeç, ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti.

 

Në vendngjarje mbërriti policia, e cila vazhdon punën për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Në spitalin rajonal të Fierit, pasditen e sotme është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç, punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave te tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit, ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thotë policia në njoftimin e saj zyrtar.

 

Aksidentet në punë

 

Aksidentet janë bërë sot pjesë e përditshmërisë sonë. Çdo ditë, në çdo cep të Shqipërisë, dëgjojmë për aksidente të ndryshme me pasoja për jetën e njeriut. Kjo për shkak të pakujdesive por edhe për shkak të ritmeve të zhvillimeve ekonomike, që po rriten ditë pas dite.

 

Sipas Inspektoriatit të Punës, aksidentet në punë iu morën jetën 30 punëtorëve gjatë vitit 2023, ku më shumë fatalitete kanë ndodhur në sektorin e ndërtimit që konsiderohet më i rrezikshmi, i ndjekur nga Fasoneritë dhe minierat. Ndërkohë 168 janë dëmtuar.

 

Pa harruar faktin që shumë aksidente në punë nuk raportohen.

 

 

Siguria dhe shëndeti në Punë

 

Siguria dhe shëndeti në punë nënkupton masat e marra për të siguruar mirëqenien fizike të punonjësve gjatë kohës që zhvillojnë aktivitietin e tyre. Kjo përfshin një sërë strategjish dhe procedurash si, sigurimin e pajisjeve personale mbrojtëse, zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe nxitjen e veprimeve të shëndetshme.

 

Garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë është thelbësor për disa arsye.

 

Së pari, ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe dëmtimeve në vendin e punës, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve, si dhe në aftësinë e tyre për të punuar.

 

Së dyti, mund të çojë në rritjen e produktivitetit, pasi punonjësit që ndihen të sigurt dhe të shëndetshëm janë më të aftë të përqendrohen në detyrat e tyre. Së fundmi, mund të kontribuojë në mirëqenien në familje, pasi punonjësit e shëndetshëm dhe të kënaqur në punë, kanë më shumë gjasa të jenë më harmonikë në familjet e tyre.

 

Punëdhënësit kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e punonjësve të tyre. Kjo përfshin ofrimin e një mjedisi të sigurt të punës, trajnimin e punonjësve për procedurat e sigurisë dhe sigurimin e pajisjeve mbrojtëse të nevojshme.

 

SIGURIMI NGA AKSIDENTET

 

Me gjithë masat maksimale që mund të merren, për ta bërë sa më të sigurt ambientin e punës, sërish risku i ndodhjes së aksidenteve nuk eliminohet plotësisht.

 

Për këtë arsye, SIGAL UNIQA sugjeron që, si pjesë e strategjisë për sigurinë dhe shëndetin në punë nga punëdhënësi, pajisjen e stafit me Sigurimin nga Aksidentet.

 

Ky sigurim ofron mbështetje financiare për punonjësit, në rast të dëmtimeve shëndetësore për shkaqe aksidentale apo për humbjen e jetës.

 

Mbulimet kryesore:

  • Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
  • Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
  • Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
  • Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

 

Kujt mund ti ofrohet:

  • Të gjitha bizneseve (P.sh, Miniera, Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, piceri, restorant etj)
  • Të gjithë individëve (P.sh, Minator, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, shofer etj)

 

Përfitimet kryesore:

  • Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
  • Qetwsi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
  • Garanci për detyrimet e punëdhënësit

 

Ky sigurim mbulon:

  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.

 

LEXO EDHE: Humbi jetën në minierë, SIGAL UNIQA dëmshpërblen familjen me 60 milionë lekë/ Ponari-bizneseve: Siguroni punonjësit tuaj!

Siguria dhe shëndeti në punë janë vendimtare për mirëqenien e punonjësve dhe suksesin e çdo biznesi. Duke ofruar Sigurimin nga Aksidentet punëdhënësit mund të krijojnë një mjedis pune më të sigurt dhe më të shëndetshëm për punonjësit e tyre.

 

Porositeni këtë siguracion ONLINE tani ose merrni një ofertë duke shkruar në:

 

E-mail: [email protected]

 

Whatsapp: 068 60 62 829

 

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve në Shqipëri edhe për 6-mujorin e parë 2024

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat