Sezoni turistik po vjen dhe sipërmarrësit në turizëm duhet të mbajnë mirë parasysh diçka: çelësi i suksesit të qëndrueshëm është vetë punonjësi i sektorit.
Investimet në infrastrukturë, pa kujdesin në burime njerëzore, janë investime të mangëta.
Suksesi i sipërmarrjes është i lidhur krahë për krahë me sigurinë e punonjësve të turizmit.
Më poshtë do t’ju përcjellim gjashtë arsye se pse sigurimi i punonjësve të turizmit është me rëndësi jetike për strukturat hoteliere, resorte dhe struktura të tjera akomoduese, përfshirë edhe baret e restorantet:
Së pari, punonjësi i turizmit, duke qenë në lëvizje të pandalshme, me intesitet dhe nën presionin kohë, i ka pjesë të përditshmërisë të papriturat.
Me të papritura nënkuptojmë ato incidente si rrëshqitjet, djegiet, përplasjet, prerjet, lëndimet nga pajisjet, lodhjen ekstreme, që mund ta dëmtojnë seriozisht.
Aksidenti në punë mund të ndodhë në çdo kohë e mënyrë për punonjësin e sigurisë e kjo nuk i takon vetëm teorisë, por është praktikë dhe me risk e probabilitet të lartë.
Së dyti, sigurimi do t’i garantonte punonjësit që të mos mbetej i pambrojtur financiarisht dhe do t’i krijonte mundësinë të rikuperohej me dinjitet pas dëmtimit nga aksidenti në punë, pa kolapsuar si pasojë e ndërprerjes së burimit të të ardhurave.
Së treti, punonjësi që njehet i respektuar dhe vlerësuar në dinjitetin e tij, lidhet më fort psikologjikisht dhe moralisht me sipërmarrjen dhe kjo rrit për pasojë përkushtimin e si rrjedhojë cilësinë e tij të shërbimit.
Së katërti, komplikimi përmes proceseve ligjore me punonjësit pretendues për dëmshpërblime jashtë sigurimeve, mund të minonte reputacionin e sipërmarrjes me median, klientët, palët e treta, bashkëpunëtorët, mund të tensiononte klimën e përditshme në staf dhe mund të vështirësonte zhvillimin e qëndrueshëm: përveçse, humbja e një procesi ligjor, mund t’i shkaktonte edhe dëme financiare.
Së pesti, turizmi shqiptar aspiron të jetë konkurrues në tregun ndërkombëtar dhe si i tillë detyrimisht, gradualisht duhet të adoptojë standardet europiane të mbrojtjes së punonjësve. Sigurimi i punonjësit nga aksidentet është një i tillë!
Së fundmi, primet për sigurimin e aksidenteve në punë janë shumë të ulëta, zakonisht rreth 0.2% e pagës vjetore për punonjës. SIGAL INSURANCE GROUP ofron një policë të shkëlqyer sigurimi për aksidentet në punë të punonjësve. Një punonjës që fiton 10 mijë dollarë në fit, mund të sigurohet nga aksidentet në punë për vetëm 20 dollarë në vit dhe të përfitojë deri në 24 rroga mbulim pranë SIGAL.
Punonjësi është trupi i suksesit, ndaj të kursyerit në drejtimin e sigurimit të tij nga aksidentet në punë, është një veprim jo i zgjuar në një sektor ku për të patur sukses kërkohet shumë zgjuarësi.
SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al