Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ka konfirmuar se punëdhënësit janë të detyruar të ofrojnë mbulim sigurimi për punëtorët e tyre, deri në 5,445 dollarë për person.
Qëllimi është të mbrohen punëtorët nga zhvillimet e panevojshme, të tilla si falimentimi i punëdhënësit ose pamundësia për të paguar përfitimet e punonjësve, sipas raportimeve të gazetës Khaleej Times.
Portali Qeveritar i Emirateve të Bashkuara Arabe sqaron se në vend që t’i japin një garanci bankare, punëdhënësit mund të zgjedhin të blejnë sigurime.
Plani i sigurimit, i quajtur Taa-meen, ofron mbulim deri në 20,000 AED, i cili do të mbulojë pagat e 120 ditëve të fundit të punës së punonjësit, shpërblimin e fundit të shërbimit, shpenzimet e fluturimit të punonjësit për t’u kthyer në shtëpi dhe në rasti i vdekjes së punëtorit, kostoja e riatdhesimit të trupit në vendin e tij/saj. Plani i sigurimit mbron përfitimet dhe të drejtat e punëtorëve të sektorit privat dhe ndihmësve shtëpiak.
Ky sistem i ri sigurimi nuk mbulon sigurimin shëndetësor të punonjësit, i cili është pjesë e një skeme tjetër.
Për punëtorët që tashmë janë të siguruar nga garancia bankare prej të paktën 3,000 AED, punëdhënësi ka mundësinë ose të ndryshojë garancinë në sistemin e ri të sigurimit ose të mbajë garancinë bankare. Megjithatë, punëdhënësi mund të zhvendosë punëtorët aktualë në sistemin e ri të sigurimeve vetëm pas rinovimit të lejeve të tyre, jo më parë.
Mbulimi i çdo detyrimi nga shoqëria e sigurimit nuk i çliron punëdhënësit nga përgjegjësitë e tyre. Punëdhënësit do t’i duhet ende t’i shlyejnë kompanisë së sigurimeve të gjitha detyrimet që kjo e fundit u paguan punëtorëve.