Reshjet intensive dhe moti i keq që kanë përfshirë rajonin e Puljas përballë vendit tone, nga fundi i marsit deri në fillim të prillit 2026, shërbejnë si një kujtesë e fortë për rëndësinë e përmbytjeve si një rrezik i sigurueshëm.
Autoritetet italiane qëndruan të alarmuar në nivele të ndryshme për disa zona, ndërsa pasojat e përmbytjeve tashmë janë bërë të dukshme në terren. 90 qytetarë u evakuan nga vendbanimet e tyre.
Sipas Departamentit të Mbrojtjes Civile për rajonin e Puljas, në zonat pranë lumenjve Fortore dhe Bradano.
Rreziku i përmbytjeve në zonat përreth rrjedhave ujore, si dhe mundësinë e rrëshqitjeve të dheut për shkak të ngopjes së tokës me ujë kanë qenë shumë të pranishme në fillimmuajin prill.
Ndërkohë, në rajone të tjera si Abruco dhe Molize alarmi sinjalizoi nivel më të lartë rreziku nga kushtet e motit.
Edhe në mungesë të reshjeve të vazhdueshme, toka e ngopur me ujë mbetet një faktor kyç që mund të shkaktojë fenomene të papritura si përmbytje lokale dhe rrëshqitje.
Për sektorin e sigurimeve, raste të tilla përbëjnë një bazë konkrete për rritjen e ndërgjegjësimit dhe zhvillimin e produkteve që mbulojnë dëmet nga katastrofat natyrore.
Situata në Pulja mbetet një shembull i qartë se si ngjarjet klimatike ekstreme po kthehen në një sfidë të vazhdueshme për ekonominë dhe shoqërinë.
Me 0.04% të shumës limit të mbulimit si çmim sigurimi, shtesë mbi sigurimin bazë të pronës/banesës, me rreth 40 euro në vit mund të përftohen deri në 100,000 euro dëmshpërblime për dëmet nga përmbytjet, në varësi të zonës dhe nivelit të rrezikut, duke e kthyer përmbytjen nga një pasiguri në një rrezik financiarisht të menaxhueshëm.




