6.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse vlen "Opinioni i Dytë Mjekësor"? Si na ndihmon në kurimin e...

Pse vlen “Opinioni i Dytë Mjekësor”? Si na ndihmon në kurimin e sëmundjeve kritike? Ja çfarë mundëson kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri

Kur jemi përballë një diagnoze të re mjekësore, ndodh shpesh që të hutohemi. Marrja e vendimeve mund të jetë shumë e vështirë, veçanërisht kur duhet të zgjedhim mes disa opsionesh trajtimi.

 

Por si mund ta dimë nëse jemi diagnostikuar saktë apo po marrim trajtimin e duhur?

 

Është plotësisht e arsyeshme që të merret një “Opinion i Dytë Mjekësor” kur perballemi me situata shëndetësore që na ndryshojnë jetën apo edhe e rrezikojnë atë.

Një “Opinion i Dytë Mjekësor” na ndihmon që:

– Të bëhemi një pacient më i informuar duke përfituar më shumë njohuri mbi sëmundjen. Për rrjedhojë jemi më të aftë për të marrë vendime që kanë pasoja afatgjata.

– Konfirmojmë nëse diagnoza që po marrim është e saktë.

A janë kryer të gjitha studimet dhe testet e nevojshme dhe a janë interpretuar saktë? A ka diagnoza të tjera që duhen marrë në konsideratë si shkaktarë të gjendjes sonë shëndetësore?

– Konfirmojmë që trajtimi i rekomanduar është i saktë.

A po sjell ky trajtim rezultatin e dëshiruar? A janë diskutuar të gjitha alternativat e trajtimit?

– Krahasojmë rezultatet e trajtimeve që na kanë.

Duke marrë një opinion të dytë, ne sigurohemi që jemi diagnostikuar saktë dhe qe do të marrim trajtimin më të përshtatshëm dhe optimal.

Një opinion i dytë mund të na rekomandojë trajtime që eleminojnë nevojën e procedurave te panevojshme invazive apo kirurgjikale.

 

KUR JEMI NË MUAJIN E NDËRGJEGJËSIMIT NDAJ KANCERIT TË GJIRIT, ÇFARË MUNDËSON SIGAL UNIQA?

 

Përveç shumë paketave që i dedikohen sëmundjeve kritike, SIGAL UNIQA, si kompania lidet e sigurimeve në Shqipëri, ofron edhe shërbimin e  “Opinioni të Dytë Mjekësor”.

 

Falë SIGAL UNIQA ky shërbim është i aplikueshëm në 60 shtete, duke bërë të mundur që klientët e saj të marrin shërbime në spitalet dhe klinikat më të në 5 kontinente.

 

Ky shërbim u mundëson klientëve të SIGAL UNIQA të marrin trajtimet e duhura në spitalet më të mira në Europë dhe jo vetëm, mes të cilëve mund të përmendim:

 

– Humanitas Research Hospital në Milano, Itali

 

– Spitali Rudolffinerhouse në Vjenë, Austri

 

– Spitali Confraternitaet në Vjenë, Austri

 

– Spitali Memorial në Stamboll, Turqi

 

– Harvard Medical School, në SHBA

 

– Baylor University, Medical Center në Dallas, SHBA

 

– Cleveland Clinic, në Cleveland, SHBA

 

– Insitute of Oncology, në Barcelonë, Spanjë

 

Si përfundim, një “Opinion i Dytë Mjekësor” ju ndihmon të merrni vendimin më të mirë për shëndetin tuaj.

 

Për më shumë informacione, kontaktoni tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat