Kostot në ndërtim u rritën sërish në fund të vitit të shkuar. Sipas INSTAT shkak kanë qenë pagesat për energjinë, materialet e përdorura dhe pagat
Çmimi i apartamenteve shënoi një rritje të ndjeshme vitin e kaluar, ndërsa pritet që e njëjta situatë të vijojë.
Një nga shkaqet është dhe shtrenjtimi i kostos që sipas INSTAT ne periudhën tetor dhjetor u rritën me 4.1%.
Shkak sipas INSTAT janë shpenzimet për energjinë me gati 9% më të larta krahasuar me periudhën paraardhëse si dhe për paga me 4.5%, pasuar me materialet me 3.3%.
Për këtë kategori të fundit hidrosanitaret dhe ventilimi njohën rritjen me te larte me 4.4% pasuar me pas nga ato te ndërtimit dhe materialeve elektrike.
Nëse e krahasojmë 3 mujorin e fundit te 2022 me atë te 2023 vërehet një frenim të ritmit të rritjes pasi në atë periudhë kostot u shtuan me 7%.
Sektori i ndërtimit mbetet sërish ndër më optimistët për ekonominë e vendit çka rezultoi ne 6.6% të rritjes së besimit. Gjatë vitit 2023 bashkitë dhanë 1,602 leje ndërtimi nga 1420 që u dhanë një vit më parë.
LEXO EDHE: Ndërtues, projektues dhe investitorë, ndërtoni me qetësi dhe mbrohuni me siguri!