Të gjithë duam të kemi një mjek pranë vetes sa herë kemi një problem shëndetësor pa shqetësuar orar pa orar, në fundjavë apo ditë festash miqtë apo të afërmit tanë.
Por fatmirësisht tani ka një mënyrë fare të thjeshtë, për ta patur mjekun në dispozicion, 24 orë, 7 ditë të javës.
Ky është shërbimi “Teleshëndet”, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, ofruar nga SIGAL.
Çfarë është “Teleshëndet”?
TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë shëndetësore që mund të keni.
Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:
· Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
· Telefonata Video dhe audio me mjekë specialist, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni nëse e keni të shkarkuar në telefon atë;
· Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
· Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historik të gatshëm dhe në xhep, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekëosre me vete;
· Akses në kohë reale në kontaktet dhe adresën e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA ka marrëveshje;
· Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në cdo moment.
· Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit për praktikën tuaj shëndetësore;
RRJETI SHËNDETËSOR “TELESHËNDET”
Sot, SIGAL e ofron shërbimin “TeleShëndet” në 5 paketa kryesore duke dashur tu jape mundësinë të gjithëve të shpenzojnë pak e të përfitojnë shumë.
Por SIGAL nuk është ndalur me kaq.
“TeleShëndet” mund të përdoret edhe gjatë gjithë qëndrimeve jshtë Shqipërisë, për punë apo turizëm.
Mjafton interneti në celularin apo tabletin tuaj dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me nje mjek të licensuar.
Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, mos e prishni rehatinë tuaj.
Aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.
Si shkarkohet “Teleshëndet”?
Nëse hyn në playstore apo Appstore, në rubrikën search, shkruani Teleshëndet. Instaloni aplikacionin dhe hyni për t’u rregjistruar dhe për të krijoni profilin tuaj personal.
Mos humbisni kohë.
Shkarkoni TANI aplikacionin “Teleshëndet” në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe shijoni këtë shërbim të mjekësisë moderne të ofruar vetëm nga SIGAL.
Për më shumë informacione, shkruani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 0686062829
Ose vizitoni websiten sigal.com.al