8.5 C
Tirana
Monday, December 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesorePse shqiptarët e duan tryezën plot për festën e fundvitit?

Pse shqiptarët e duan tryezën plot për festën e fundvitit?

Me afrimin e festave të fundvitit, nisin edhe përgatitjet në familjet shqiptare, me bredhin festiv, dhuratat dhe pazaret për të pasur një tryezë plot.

Kjo është një traditë që vijon prej vitesh dhe sociologia Entela Binjaku shpjegon se shoqëria shqiptare festat i lidh me ngrohtësinë familjare.

Për hir edhe të një tradite të së kaluarës, familjet shqiptare e lidhin fundvitin kryesisht me kuptimin familjar ndaj dhe mendimi i parë i tyre është ta presin vitin e ri plot me tryezën të mbushur plot e përplot. Kjo nënkupton që për familjet shqiptare shpenzimet e fundvitit janë të rëndësishme”.

Planet për festimin e krishtlindjeve dhe vitit të ri, janë në fokus të bisedimeve gjatë dhjetorit, një periudhë kjo që shpeshherë sjell dhe një ulje të produktivitetit në punë.

Sa i përket njerëzve në vendin e punës ne vëmë re qe gjatë festave të fundviti ose kur afrojnë ditët e fundit të vitit produktiviteti në punë është disi më i ulët, njerëzit janë më shumë të shqetësuar se si do kalojnë krishtlindjen dhe vitin e ri, mezi presin ditët e pushimit dhe kryesisht vihet re një rënie e efiçencës në vendin e punës, megjithatë kjo sërish është e ndryshme, varet nga një perspektiv profesionale tek tjetra”.

Nga ana tjetër, kjo është edhe një periudhë që njerëzit e shfrytëzojnë për ti vendosur vetes qëllime të reja për vitin e ri, të cilin e presin plot shpresë e gëzim.

LEXO EDHEFjoralba e gjeti dhuratën perfekte për festat e fundvitit! Po ju?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat