13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse 'check up'-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

Çdo njeri prej nesh është unik. Edhe gjenetikisht.

Këto të dhëna reflektohen në pamjen e parë, personalitetin dhe aftësitë, por edhe në predispozicion gjenetik ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Nëse i njihni problemet tuaja shëndetësore, atëherë edhe parandalimi i një sëmundjeje dhe zbutja e simptomave të saj bëhet më e lehtë.

Rezultatet e Check-up, analizave apo vizitat mund të çojnë në rekomandime si programe intensive të zbulimit të hershëm, edhe për sëmundje serioze.

Identifikimi i hershëm i sëmundjeve dhe ndërhyrja në kohë mund të parandalojë ose vonojë fillimin ose përparimin e një sëmundjeje.

Pse kontrollet periodike (check-up) janë të rëndësishme:

Njohja e shpejtë – Duke patur një ekzaminim të përvitshëm, mjeku është në gjëndje të kontrollojë shfaqjen e një sëmundjeje që në fazat e para.

Sa më shpejt të merrni këshilla apo mjekim për këto sëmundje, aq më tepër shanse do të keni për të shmangur efekte anësore madhore.

Mjekimi në kohë frenon përhapjen në organizëm të sëmundjeve si kanceri duke e shtyrë atë sa më shumë në kohë nga sa ajo do të ishte po të mos vepronim.

Pacientët në përgjithësi paraqiten tek mjeku vetëm atëherë kur sëmundja është shfaqur me gjithë simptomat e saj. Në këtë fazë, shërimi është i vështirë dhe ndonjëherë edhe i pamundur. Mund të përmendim këtu kancerin e gjirit, që nëse diagnostikohet në fazat e tij fillestare kurohet me sukses në shumicën e rasteve, por nëse nuk konstatohet në kohë arrin në faza të avancuara dhe pacientes i kushton jetën.

E vetmja mënyrë për të kapur herët këto sëmundje është të realizoni një check-up.

Parandalimi – Njerëzit duhet të parandalojnë sëmundjet, pa pritur për t’i kuruar ato. Nëpërmjet kontrolleve të përvitshme, arrihet të parandalohen dhe kurohen një numër i madh sëmundjesh, si ato të zemrës, diabeti si dhe kanceri.

Nëpërmjet check up-it, mjeku do jetë në gjëndje t’ju tregojë mënyrën me të cilën ju mund të parandaloni problemet shëndetsore prej përkeqësimit në të ardhmen, duke ndryshuar stilin tuaj të jetesës, dietën ushqimore apo mjekimin.

LEXO EDHE: Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare ish deputeti i PD

ÇFARË OFRON SIGAL UNIQA?

Nën moton “Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”, SIGAL UNIQA, kompania lider e sigurimeve, ka sjellë vazhdimisht risi në treg duke u mundësuar klientëve të saj marrjen e shërbimeve në spitalet dhe klinikat më të mira, brenda dhe jashtë vendit.

Falë këtyre paketave, klientët e SIGAL UNIQA janë në gjendje të mbajnë nën monitorim gjatë gjithë kohës gjendjen e tyre shëndetësore, pa dashur të paguajnë për shërbimet që marrin.

Një prej produkteve unike është edhe “Check Up-i sipas Protokollit Japonez”, unik për tregun shqoptar e rjonal të sigurimeve dhe që mundëson zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve , përfshirë edhe ato të rënda siç është edhe kanceri, duke ulur kështu në maksimum rrezikun.

Analizat që mundëson“Check UP-i sipas Protokollit Japonez”

LISTA E PLOTË

Kush duhet t’i kryejë këto analiza?

Individë me:

  • Historik kanceri në familje
  • Stil jetese jo të shëndetshme
  • Moshat mbi 40 vjeç
  • Femra
  • Personat që mendojnë se vuajnë nga simptoma të padiagnostikuara
  • Që kanë ngarkesë në punë

Si e ofron SIGAL UNIQA këtë mundësi unike?

Përmes aplikacionit “TeleShëndet”, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, klientët e SIGAL UNIQA jo vetëm që mund të komunikojnë me mjekun 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, të përfitojnë nga uljet dhe bonuset por edhe të kryejnë “CHECK UP-in sipas Protokollit Japonez” në spitalet dhe klinikat më të mira në Shqipëri.

Nxitoni dhe bëjeni tuajin këtë mundësi që në Shqipëri nuk e ofron askush përveç SIGAL UNIQA Group Austria-s. Blijeni ONLINE tani!

Për çdo pyetje ose paqartësi, shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: “Karta e Kujdesit Shëndetësor”, më shumë mbrojtje me shumë pak shpenzime

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat