5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPromovohet në New York "Audiobooks.al", platforma dixhitale e dëgjimit shqip në të...

Promovohet në New York “Audiobooks.al”, platforma dixhitale e dëgjimit shqip në të gjithë botën

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA në bashkëpunim me Sigal Uniqa Group Austria, shkollën shqipe Children of the Eagle, Organizatën “Motrat Qiriazi” dhe Shoqatën e Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, u promovua platforma e parë dixhitale e librave në shqip, www.audiobooks.al.

Me pjesëmarrjen e veçantë të nxënësve të shkollës shqipe “Children of the Eagle”, prindërve, aktivistëve shqiptarë në New York e më gjërë, qëndra Iliria në Bronx u kthye në një sofër të ngrohtë shqiptare me libra, këngë e valle.

Moderatorja Marjana Bulku në prezantim theksoi se “Audiobooks.al” është një platformë e rëndësishme për gjuhën kulturën shqiptare në një botë që varfërohet çdo ditë.

Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj përshëndeti në emër të Federatës Vatra dhe gazetës Dielli.

Ai tha se Vatra është përkushtuar në histori për mbajtjen gjallë të vlerave e kulturës sonë kombëtare. Kjo është një platformë për dëgjimin e librave audio, një mundësi për tu lidhur më shumë me librin.

Z.Rexhaj shtoi se Z. Avni Ponari ka dhënë mbështetjen për Vatrën, ngritjen e ansamblit artistik privat, është mbështetës i Basketbollit në Shqipëri e shumë kontribute të tjera, nënvizoi z.Rexhaj.

Më pas për të pranishmit u shfaq dokumentari rreth koncertit të artistëve në Valbonë me mbështetjen e z.Avni Ponari ku artistët, mjeshtër të harqeve folën rreth rëndësisë së spektaklit të muzikës instrumentale mes maleve të Alpeve Historike Shqiptare në Valbonë.

Në dokumentar u shfaqën detaje rreth kontributit të SIGAL UNIQA Group Austria në kulturën shqiptare.

Ambasador Mal Berisha në fjalën e tij falenderoi Vatrën, aktivistët e komunitetit dhe veçanërisht mësuesit e gjuhës shqipe. Rreth platformës “Audiobooks.al” ai shpjegoi teknikën e regjistrimit dhe etapat e lidhjes me këtë platformë.

Ai orientoi pjesëmarrësit për të loguar dhe shpjegoi se platforma ka të regjistruar 300 libra të autorëve më të njohur në botë.

“Kjo platformë ndihmon jashtëzakonisht fëmijët për mësimin e gjuhës shqipe”.

Drejtuesja e shkollës shqipe “Children of the Eagle”,
Drita Gjongecaj, shpjegoi rolin e Shkollës Shqipe në ruajtjen e gjuhës shqipe, rritjen e vazhdueshme më shtrirje në cilësi të shkollës dhe shpjegoi metoda bashkëkohore për mësimin e gjuhës shqipe.

Ajo foli dhe rreth rëndësisë së “Audiobooks.al” në mësimin e gjuhës shqipe sidomos në diasporë.

Në fund fëmijët e Shkollës Shqipe “Children of the Eagle” shfaqen një koncert artistik për të pranishmit.

 

SIGAL AudioBooks”, platforma e parë dixhitale e librave audio, sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të njohur, shqiptarë dhe të huaj.

Te “SIGAL Audiobooks” e gjejnë veten duke filluar që nga fëmijët e moshave të vogla, duke dëgjuar përrallat e tyre të preferuara, fëmijët pak më të rritur me librat shkollorë apo libra artistikë që u përshtaten moshës së tyre dhe deri tek të rriturit, që mund të dëgjojnë romane, histori, kulturë, e plot libra interesantë dhe me vlera të mëdha.

Librat vijnë tek ju nëpërmjet zërave të njohur të personazheve që kanë shumë vite eksperiencë në gazetari dhe jetën publike, dhe me profesionalizmin dhe zërin e tyre unik përcjellin tek çdo dëgjues librat më të mirë të epokës moderne, si dhe të historisë e kulturës së vjetër mesjetare e të rilindjes.

Platforma, tërësisht FALAS, ka përvqëllim ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin brez pas brezi të gjuhës shqipe.

Shifra mbi “SIGAL UNIQA Audiobooks”

  • Mbi 300 libra FALAS
  • Mbi 50,000 përdorues besnikë

Gjeografia e përdoruesve:

  • Shqipëri: 52,12%
  • Kosovë: 25,69%
  • Maqedoni e Veriut: 7,41%
  • SHBA: 2,73%
  • Gjermani: 2,10%
  • Itali: 1,77%
  • Greqi: 1,33%
  • Britani e Madhe: 0,91%
  • Të tjerat: 14,78%

Por si lindi ky projekt?

“SIGAL Audiobooks” lindi si ide e Z. Avni Ponari, themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.

Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe në këtë mënyrë e merr librarinë kudo me vete, në makinë, udhëtime, punë e kudo tjetër.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat