-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPromovimi i shpenzimeve të zgjuara, kursimi dhe investimi / 31 Tetori, Dita...

Promovimi i shpenzimeve të zgjuara, kursimi dhe investimi / 31 Tetori, Dita Botërore e Kursimeve

Sot është Dita Botërore e Kursimeve, e cila kremtohet për gati një shekull me qëllim për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e kursimit të parave për ekonomitë moderne dhe individët.

Kjo ditë kërkon të promovojë virtytin e shpenzimeve të mençura, si dhe kursimin e parave dhe investimin e tyre, në vend të mbajtjes së tyre në shtëpi dhe jashtë ekonomisë.

Ndërsa sot është faktuar se edhe kursimi më i vogël mund të jep përfitime të konsiderueshme në të ardhmen.

Dita Botërore e Kursimeve u shënua më 31 tetor 1924, gjatë Kongresit të parë Ndërkombëtar të Bankës së Kursimeve në Milano të Italisë.

Ka pasur shembuj të tjerë në histori të ditëve të dedikuara për të kursyer para për një standard më të lartë jetese dhe një ekonomi më të qëndrueshme.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Dita Botërore e Kursimeve vazhdoi dhe arriti kulmin e popullaritetit midis viteve 1955-1970.

Kjo praktikisht u bë një traditë e vërtetë në disa vende. Në Austri, për shembull, nisja zyrtare e kursimit, e ashtuquajtura “Sparefroh” (fjalë për fjalë: “Kursimtar i lumtur”,) arriti një shkallë aq të lartë ndërgjegjësimi sa Presidenti i Republikës emëroi një rrugë me këtë emër.

Në vitet ’70, ‘Sparefroh-Journal’, një revistë edukative për të rinjtë, arriti një qarkullim prej 400,000 kopjesh. Në ditët e sotme fokusi i bankave që organizojnë Ditën Botërore të Kursimeve është rritja e ndërgjegjësimit të publikut për rëndesinë e kursimeve.

Për këtë arsye, prej vitesh në Shqipëri operon Fondi i Pensionit Vullnetar Sigal, i cili i ka fillesat e veta në vitin 2006.

Prej themelimit deri sot, Fondi SIGAL ka mbajtur pozicionin lider tregu duke e zotëruar atë aktualisht me 45% të tij.

Historia e Fondit SIGAL është histori ku çdo vit janë shënuar rritje të aseteve të anëtarëve, duke konfirmuar dhe forcuar besimin e anëtarëve te ky fond, i cili u ofron mundësinë e ruajtjes së standardit të jetesës në moshën e pensionit.

Gjatë 3 viteve të fundit Fondi është rritur në asete/depozita/fonde në adminstrim.

Me rreth 11.000 anëtarë dhe 120 biznese (ku kanë punonjësit e tyre dhe kontribuojnë për punonjësit e tyre pagesa mujore se pensioni shtetëror nuk i del) është fondi i pensionve private i cili nuk bën gjë tjetër se paranë e individit e shumëfishon dhe e kthen në pagesa mujore në pleqëri ose edhe 5 vite para pensionit shtetëror.

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL ju fton që të mendoni për pensionin tuaj sa më herët të jetë e mundur, në mënyrë që të ruani të njëjtin standard jetese edhe në moshën e pensionit.

Në dallim nga pensioni shtetëror, Fondi SIGAL ofron më shumë fleksibilitet në kontribute dhe në rast fatkeqësie shumat e patërhequra janë pronë e trashëgimtarëve.

• Pension pleqërie, kur mbush moshën për pension sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore Shtetërore. Vlerën e kontributit dhe kohën e tërheqjes së tij e përcaktoni vetë.

• Pension të parakohshëm: 5 vjet para se të mbushni moshën për pension, sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore Shtetërore

• Pension invaliditeti: në rast sëmundje ose aksidenti gjatë kohës së sigurimit

• Pension familjar: në rast fatkeqësie të të siguruarit

BONUSET DHE LEHTËSIRAT QË OFRON FONDI SIGAL

 Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vjen gjithmonë me oferta që jo vetëm na mundësojnë një pleqëri të qetë financiarisht por na ndihmojnë që gjatë kohës që jemi anëtarë të tij të përfitojmë edhe shërbime të tjera.

Duke qenë pjesë e gjigandit të sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, Fondi SIGAL mundëson që gjithë anëtarët që pajisen me kartën e anëtarësisë, të përfitojnë nga bonuset fantastike që i ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

 – Zbritje deri në 50% për shërbime mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL

 Lehtësitë tatimore

Për të nxitur investimet e punëmarrësve por edhe të punëdhënësve të tyre në fonde të pensioneve private, ligji aktual parashikon lehtësira fiskale, në formën e përjashtimit të kontributeve nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Kontributi i bërë nga çdo anëtarnë Fondin SIGAL zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi, pra përpara se të llogaritet tatimi mbi të ardhurat.

Konkretisht:

Kontributi i bërë nga çdo anëtar në Fond zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi.

Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të Fondit, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.

Mos harroni! Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL ka sjellë lehtësira të tjera për secilin që do të bëhet anëtar i tij.

Ju tashmë keni mundësinë e anëtarësimit online përmes LINKUT (https://fondisigal.com.al/anetaresohu/ ) ndërsa mund të paguani kontributet tuaja pa qenë nevoja të paraqiteni në bankën depozituese, por duke përdorur aplikacionin “e-banking”, “payser” ose “POK”.

Ky shërbim ofrohet pa asnjë kosto transferte.

AVANTAZHET E INVESTIMIT NË FONDIN SIGAL

Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.

–           Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private

–           Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.

–           Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.

–           Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.

–           Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.

–           Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.

–           Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj.

–           Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.

–           Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.

–           Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.

–           Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online

–    Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

–     Çka është më e rëndësishme: Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat