Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka nisur një projekt pilot për pagesat elektronike duke ndërgjegjësuar dhe nxitur qytetarët për të përdorur aplikacione për pagesa të ndryshme.
Platforma e re mundëson pagesën nga fatura e kafes e deri tek ato utilitare si drita, ujë, gjoba etj, edhe deri në korrik të këtij viti të gjitha bankat do të krijojnë akses për një gamë më të gjerë të pagesave online.
Deri më tani pjesë e këtij projekti pilot janë bërë tre banka.
“Konumatrovëe u jep avantazh shumë të madh, sepse nuk mbajnë para në xhep, kontrollojnë financat dhe bën që mos ketë evazion. Plus që nuk ka komision për individët”, është shprehur kryeministri Rama.
Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen sqaroi se kjo platformë do të ulë kostot për bizneset dhe do ti shërbejë edhe sezonit turistik.
“Për individët nuk ka komision, ndërsa për bizneset për transaksionet elektronike do të jenë shumë më të ulëta. Do ti shërbejë dhe turizmit”.