26.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeProjekt-pilot në Kore të Jugut: sigurime për punëtorët nën të nxehtë

Projekt-pilot në Kore të Jugut: sigurime për punëtorët nën të nxehtë

Polica pilot në Kore të Jugut synon që, punëtorët mëditës që angazhohen në projekte publike në natyrë, të mbrohen në ditët me diell të fortë dhe me valë të të nxehtit.

Koreja e Jugut planifikon të nisë në vitin 2026 një produkt sigurimi klimatik për të mbështetur punëtorët në ambient të hapur.

Polica-pilot synon të mbrojë dhe mbulojë ata që nuk mund të punojnë gjatë valëve ekstreme të të nxehtit.

Këtë lajm e raportoi agjencia koreane e lajmeve Pulse.

Produkti është zhvilluar në bashkëpunim mes qeverisë dhe industrisë së sigurimeve koreane.

Polica do të ofrojë kompensim bazuar në paralajmërimet zyrtare për vala të të nxehtit.

Polica synon mbrojtjen e punëtorëve mëditës, që punojnë në projekte publike në mjedise të hapura dhe që janë të regjistruar në skemat e pensionit.

Sipas planit, qeveritë vendore duhet të ndalojnë punën para orës 13:00 në ditët me valë të të nxehtit, që punëtorët të përfitojnë nga mbulimi.

Pagesat do të llogariten për katër orë punë: 62.25 dollarë (84,800 won) për mbulim të plotë, ose rreth 49.38 dollarë (67,800 won) për 80% mbulim.

Nisma vjen pas një marrëveshjeje të firmosur në prill mes Ministrisë së Mjedisit dhe Shoqatës së Sigurimeve të Përgjithshme të Koresë.

Një program pilot është parashikuar për gjysmën e parë të vitit 2026, ku shteti do të subvencionojë primet e sigurimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat