13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetProfesionalë, novatorë dhe të përgjegjshëm, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut...

Profesionalë, novatorë dhe të përgjegjshëm, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut të sigurimeve

Të ofrosh produktet më të mira të sigurimeve; të jesh pranë klientëve kur ata kanë nevojë, të respektosh çdo kontratë konform ligjit, pagesat e drejtpërdrejta, ofertat e herëpashershme dhe mundësia që çdokush të sigurojë pronën, shëndetin apo automjetin pavarësisht të ardhurave që ka. 

Mbi këto pika kalon suksesi i kompanisë SIGAL UNIQA Group Austria, e cila edhe pas 23 vjetësh në treg, vijon të mbetet numri 1 i sigurimeve në Shqipëri dhe jo vetëm.

Sipas raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2022, shihet qartë dominimi i SIGAL UNIQA mbi kompanitë e tjera që operojnë në tregun e Jo-Jetës.

Nga 8 kompani që ka aktualisht në Shqipëri, SIGAL është në krye me rreth 28% të tregut, shifër konstante që prej themelimit të kompanisë në shkurt 1999.

Shpeshherë dëgjojmë për qytetarë që ankohen për kompanitë e sigurimeve. Dikush pretendon për mospagim e dikush tjetër për pagim jo konform dëmit të pësuar.

SIGAL UNIQA Group Austria ka qënë iniciatore e ndryshimeve të mëdha në këtë drejtim.

U deshën plot 10 vite që operatorët e tregut dhe vetë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare të kuptonin thelbin e kësaj levizjeje që është ne interesin e vetë klientëve.

Në rastet kur përfituesi, i siguruar, dëmtohet nga një i pasiguruar, i paidentifikuar apo që udhëton në shkelje të rregullave të Kodit Rrugor, ai vjen në kompaninë ku është i siguruar dhe paguhet drejtpërdrejtë nga kompania. Më parë këto dëme trajtoheshin nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve si fond kompesimi.

Kështu vepron sot edhe SIGAL UNIQA Group Austria.

Çdo klient përfitues, i dëmtuar nga një i pasiguruar, i paidentifikuar, pa patentë, nën ndikimin e pijeve alkolike etj, paguhet drejtpërdrejtë nga SIGAL UNIQA, me këtë të fundit që mund të bëjë rimbursimin e vlerës sipas ligjit, duke ju rikthyer me regres shkaktarit të dëmit.

Pagesa e drejtpërdrejtë e klientit përfitues është një formë që tregu europian i sigurimeve ka kohë që e aplikon.

Një nismë e tillë ka bërë që klientët të rrisin besueshmërinë e tyre ndaj SIGAL-it dhe për pasojë edhe në rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, ku ashtu si në ato të detyrueshme, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere e tregut, si në prime të shkruara ashtu edhe në dëme të paguara.

LEXO EDHERaporti për 9-mujorin 2022/ Të detyrueshme dhe vullnetare, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut të sigurimeve

Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit nga SIGAL UNIQA:

  • Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit
  • Ulet koha për dëmshpërblimin e nje klienti
  • Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve. Aktualisht, nëse një kompani zgjat procedurat, bën vlerësime të pasakta dhe vonon në pagimin e dëmshpërblimit, atëherë kjo ndikon negativisht për të gjithë tregun e sigurimeve.
  • Nëse çdo kompani sigurimi do të trajtonte klientin e tij me shpejtësi dhe cilësi, kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në treg dhe klientët do të ofroheshin edhe për siguracione vullnetare (shëndet apo pronë).
  • Bëhet një vlerësim më i drejtë për dëmin e shkaktuar, pasi për dëme të rëndësishme ekspertiza mund të kryhet nga ekspertë të dy kompanive (përgjegjëse dhe shkaktare).
  • Krijon kushte kushte pozitive për rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, duke rritur besueshmërinë ndaj tregut të sigurimeve në përgjithësi.

23 VJET SIGAL, 23 VJET HISTORI SUKSESI

SIGAL u themelua në shkurt të vitit 1999 duke i hapur kështu rrugë tregut privat të sigurimeve në Shqipëri ndërsa që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

Me mbi 23,500 punonjës, të cilët u shërbejnë mbi 15,5 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë “UNIQA Insurance Group” një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve dhe nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, UNIQA Insurance Group punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Në këtë frymë, UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” apo “Jetë Plus”.

SIGAL UNIQA është e vetëdijshme për besimin e madh të qytetarëve, prandaj përgjegjësia e saj karshi tyre është e dyfishtë.

LEXO EDHE: 15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat