Nga të dhënat e raportit studimor të Insurance Europe, 64% e të rinjve në Evropë tashmë kanë blerë të paktën një produkt sigurimi.
Më të përhapurat janë sigurimi shëndetësor dhe ai i udhëtimeve (të dy me nga 66%).
Sigurimi i banesës (28%) dhe ai i makinës (25%) mbeten më pak të përfaqësuar.
Gati gjysma e të rinjve (40%) kanë përdorur faqe krahasuese online gjatë procesit të blerjes, ku çmimi dhe niveli i mbulimit rezultojnë faktorët më vendimtarë në vendimmarrje, secili i vlerësuar nga 82% e përdoruesve.
Megjithatë, përvoja e blerjes së sigurimit nuk ka qenë gjithmonë pozitive për këtë grupmoshë.
Plot 57% e të anketuarve pohuan se procesi nuk ishte i lehtë, ndërsa 41% kishin vështirësi në kuptimin e informacionit të ofruar.
Një përqindje më e vogël (4%) e konsideruan informacionin të pakapshëm, ndërsa 6% pranuan se nuk e lexuan fare.
Kompleksiteti i gjuhës dhe i procedurave paraqiten si pengesa të qarta, që mund të largojnë të rinjtë nga përfshirja aktive në skemat e sigurimit.