15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetProcedurat për të punuar në Gjermani/ Rregullorja për Ballkanin Perëndimor ndryshon në...

Procedurat për të punuar në Gjermani/ Rregullorja për Ballkanin Perëndimor ndryshon në qershor

Të gjithë punëtorët e huaj dhe azilantët në Gjermani do të përfitojnë nga ligji i ri që u mundëson atyre një sërë benefitesh për të qëndruar e punuar në këtë shtet.

Sipas Deutsche Welle, tashmë kushdo që shkon në Gjermani si profesionist i kualifikuar nga çdo vend jashtë Bashkimit europian, mund të tërheq dhe familjarët e tij. Por kjo me disa kushte që duhen respektuar.

Kjo pasi rregullorja ekzistuese për punëtorët e kualifikuar me arsim të lartë, Karta Blu, është lehtësuar akoma dhe më shumë nga 18 tetori, edhe për profesionistët që vijnë nga fushat e farmacisë, arsimit apo dhe profesione të tjera.

Më parë përfitues nga këto lehtësia ishin vetëm profesionistët që vinin nga shkencat kompjuterike, matematika, degët e inxhinierisë apo mjekësia.

Tashmë çdokush prej këtyre profesioneve nëse arrijnë të nënshkruajnë një kontratë me punëdhënësit, ata mund të shkojnë në Gjermani, pa u njohur diplomat pasi këtë proces mund ta bëjnë pas mbërritjes dhe nisjes së punës.

Ndërsa Rregullorja për punëtorët nga Ballkani Perëndimor, për punësimin e punëtorëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ndryshojë në qershor. Ajo nuk do të ketë më afat të caktuar vlefshmërie.

Nga qershori 2024, kuota vjetore do të dyfishohet në 50.000 punëtorë.

Ndërkohë sa i takon procedurave të azilit ato do të vështirësohen akoma më shumë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat