Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar me urgjencë në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka pasur probleme me zemrën.
Mësohet se aktori ka qenë në Spitalin e Traumës për të vizituar një të afërm dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë dhe është dërguar menjëherë me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm.
Sipas raportimeve të mediave të ndryshme, gjendja e tij është stabile ndërsa pritet ti nënshtrohet ekzaminimeve të ndryshme në vazhdim.
LEXO EDHE: Shqiptarët po preferojnë më shumë Kartat “SIGAL” për të marrë shërbime në spitalet më të mira