Brenda nëntorit pritet që të ndërtohet poligoni i parë publik i testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë.
Bëhet e ditur se pas blerjes së truallit, alokimit të fondit për investimin dhe projektim e prokurim, tashmë është lidhur edhe kontrata për për ndërtimin e këtij poligoni brenda muajit.
Ky investim, sipas njoftimit, është 100% nga vetëfinancimi si ent.
Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të Leje Drejtimit!
Projekti parashikon e-Monitorim ajror por edhe brenda në kabinë, live gjatë provimit, kompleks funksional ditë e natë, eficiencë energjitike e karikim mjetesh elektrike me energji diellore, parkime ndihmëse, sinjalistikë, instalime bashkëkohore dhe ambiente pritjeje!
Kjo vepër e re, me një sipërfaqe rreth 6000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.