20.5 C
Tirana
Monday, May 5, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPrimet e sigurimeve rënie 3% në nivel global

Primet e sigurimeve rënie 3% në nivel global

Tremujori i tretë me rënie për primet e sigurimeve komerciale në nivel global sapo u shënua.

Primet e sigurimeve komerciale në nivel global ranë mesatarisht me 3% në tremujorin e parë të vitit 2025.

2% ishte rënia në tremujorin e katërt të 2024-ës.

Me këtë rënie, sipas Indeksit Global të Tregut të Sigurimeve, të publikuar nga Marsh, ndërmjetësi më i madh i sigurimeve, pjesë e Marsh McLennan, shënohet rënia e tretë radhazi.

Kjo rënie pason trendin e ngadalësimit të normave që u vu re për herë të parë në tremujorin e parë të 2021-it.

Faktorë të evidentuar deri më tani janë:

  • nxitja nga rritja e konkurrencës në tregun global të sigurimeve
  • kapacitetet e shtuara nga ofruesit ekzistues
  • hyrja e disa kompanive të reja.

Dukuria është e pranishme në fushat e sigurimeve për prona, linjat financiare dhe profesionale, si dhe në sigurimet kibernetike.

Aty siguruesit po kërkojnë aktivisht mundësi të reja dhe po zgjerojnë ofertat e tyre.

Të gjitha rajonet globale përjetuan rënie të normave përkatëse në baza vjetore gjatë tremujorit të parë: në rajonin Paqësor rënia ishte 8%, në Mbretërinë e Bashkuar 6%, në Indi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (IMEA) 4%, në Azi dhe Kanada 3%, në Amerikën Latine dhe Karaibe (LAC) 2%, dhe në SHBA dhe Europë 1%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat