15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPrezantim për sigurimet, IFIBI workshop pranë universitetit “Aleksandër Moisiu”

Prezantim për sigurimet, IFIBI workshop pranë universitetit “Aleksandër Moisiu”

Ditën e sotme, pranë ambjenteve të universitetit “Aleksander Moisiu” në qytetin e Durresit, është zhvilluar një workshop me administratoren e Institutit të Inxhinierisë Financiare për Banka dhe Sigurime, IFIBI, znj.Irma Shkrepa.

Ky workshop kishte si qëllim rritjet profesionale të studentëve dhe kapaciteteve në këtë universitet si dhe njohjen e të rinjve me produktet e sigurimit.

Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet me shpenzimet më të ulëta për prime sigurimi në Europë.

Megjithëse tregu i është kthyer tendencës normale të rritjes, me ritmet e para pandemisë, sërish Shqipëria ka një ndër tregjet e sigurimeve më të vegjël në Europë, me rreth 55 euro prime sigurimi për frymë në vit.

Dhe kjo ka disa arsye:

  • Mungesa e kulturës dhe informacionit si pasojë e mungesës së edukimit me sektorin financiar.
  • Mentaliteti dhe niveli kulturor sipas të cilit shteti është përgjegjës dhe duhet të rimbursojë çdo dëm të ndodhur.
  • Media ka pak informacion mbi sigurimet dhe ato pak informacione janë vetëm për sigurimet e detyrueshme.

Për këto arsye dhe jo vetëm, prezantimi tek të rinjtë i produkteve të sigurimit është një nismë që duhet përkrahur dhe përhapur edhe në universitete të tjera dhe jo vetëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat