Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit, me seli në New York, Standard & Poor’s (S&P) i jep UNIQA INSURANCE Group, pjesë e së cilës është edhe “SIGAL UNIQA Group Austria”, vlerësimin më të mirë të mundshëm.
“Për mendimin tonë, Grupi do të vazhdojë të përdorë marrëdhëniet e tij të gjata me klientët privatë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bashkëpunimet bankare për të forcuar më tej pozicionin e tij në treg në Austri dhe Evropën Qëndrore dhe Juglindore,” shkruajnë analistët, përcjell SIGAL UNIQA në website-n e kompanisë.
Ekspertët e agjencisë së vlerësimit identifikojnë qasjen e orientuar drejt klientit dhe bashkëpunimin me bankat (kryesisht Raiffeisen) që shesin produkte sigurimesh (bankassurance) si arsyet kryesore për konkurrencën e Grupit.
Integrim i suksesshëm
“S&P” përmend gjithashtu integrimin e suksesshëm të kompanive AXA, duke përmirësuar më tej pozitën e UNIQA në Poloni, Republikën Çeke dhe Sllovaki. Analistët presin që ky trend të vazhdojë duke pritur rezultate dhe kapitalizim më të fortë.
Prandaj, agjencia e vlerësimit pret që UNIQA të ruajë fitimin e saj në 2023-2025, pavarësisht sfidave gjeopolitike dhe makroekonomike.
Sipas “S&P”, UNIQA ka krijuar një pozicion të mirëpërcaktuar në treg dhe një portofol të gjerë dhe të larmishëm produktesh, në tregun austriak dhe evropian të sigurimeve përmes një strategjie të fokusuar te rritja organike.
“Ne presim që Grupi të vazhdojë të zgjerohet. me sukses në 2023-2025, i nxitur nga rritja organike e njësive të Evropën Qëndrore dhe Juglindore, efektet e vazhdueshme të sinergjisë dhe një biznes bazë të qëndrueshëm në Austri.”
UNIQA NË SHQIPËRI, KOSOVË DHE MAQEDONINË E VERIUT
Që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron rreth 87% të aksioneve të kompanisë.
24 mijë punonjës, të cilët u shërbejnë mbi 16 milionë klientëve në 17 shtete të ndryshme, e bëjnë “UNIQA Insurance Group” një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.
Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA numëron rreth 7 miliardë euro prime në vit duke u rënditur mes emrave më të mëdhenj të sigurimeve në kontinent.
Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, “UNIQA Insurance Group” punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.
Në këtë frymë, “UNIQA Insurance Group” solli më Shqipëri e më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, përmes SIGAL UNIQA, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë: “TeleShëndet”, “Jetë Plus”, Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” dhe së fundmi “Sigurimi anti-Tumor”.