14.5 C
Tirana
Wednesday, January 28, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPresidenti i Peugeot Albania nderon me titullin “Ambasador i Markës” Luiz Ejllin

Presidenti i Peugeot Albania nderon me titullin “Ambasador i Markës” Luiz Ejllin

Presidenti i Peugeot Albania, Avni Ponari priti në zyrën e tij z. Luiz Ejlli, këngëtar, kantautor, aktor, ish-diplomat dhe personalitet televiziv.

Z. Ejlli, fitues i edicionit të 44-t të Festivalit të Këngës, përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2006 dhe ishte fitues i BBVip Albania 2, pranoi titullin me kënaqësi dhe shprehu mirënjohjen e tij për vlerësimin dhe përfaqësimin e vlerave të një kompanie që synon cilësinë më të lartë të tregut automobilistik, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Botë.

Peugeot (Pezho), zyrtarisht makina më e vjetër në Botë, vendorigjinën e saj e ka nga Soshoja e Francës, vend ku z. Ejlli me kënaqësi rrëfeu në takim se ka jetuar dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si funksionar i lartë publik.

Z. Ponari theksoi se Shoqëria Avel Sh.p.k. ka marrë ekskluzivitetin nga firma Automobiles Peugeot  Paris, Francë për shitjen e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit Peugeot, që prej vitit 2002, duke garantuar vazhdimisht standardet, cilësinë dhe shërbimet e markës në tregun shqiptar.

Z. Ponari shprehu bindjen se kultura dhe biznesi, së bashku, mund të hapin faqet më të ndritura për vendin, duke u bërë partnerë të pandashëm për ritme më të larta zhvillimi dhe prosperimi të vendit.

Luiz Ejlli rrëfeu me kënaqësi se jo vetëm që ka një Peugeot si zgjedhjen e parë të familjes së tij, por në mënyrë të vazhdueshme do të mbajë të informuar fansat e tij në jetën publike për modelet e reja, trendet, zhvillimet nga kompania në Shqipëri dhe shërbimet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat