9.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Prej 2017 rënia me 3 % çdo vit", INSTAT: Kukësi njeh emigrim...

“Prej 2017 rënia me 3 % çdo vit”, INSTAT: Kukësi njeh emigrim masiv, Vlora ‘plaket’ shpejt

Prej vitit 2017 deri në 2021 në Shqipëri numri i të rinjve ka rënë të paktën në 12 për qind. Në shifrat e dala prej raportit zyrtar të INSTAT rezulton se rreth një e treta e fëmijëve në vend është në riskun e varfërisë

Prej 2017-tës dhe deri në 2021 shin në Shqipëri numri i fëmijëve nga lindja dhe të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare ka ardhur në rënie me të paktën 3 për qind në çdo vit. Këtu janë përfshirë vetëm shifrat zyrtare që ka INSTAT, të cilat do të përditësohen edhe me censusin e radhës.

Në këtë tabelë rezulton pesha në rënie në raport me popullsinë që zë çdo kategorizim i adoleshentëve, të rinjve apo të miturve duke u dukur qartë se çdo vit në vend ka më pak të rinj.

Sa i përket qarqeve, Kukësi, që në dy vitet e fundit ka njohur emigrim masiv, shënon dhe numrin më të lartë të moshave të vogla me 24.7 për qind të popullsisë, ndërsa Vlora me plakjen më të shpejtë ku vetëm 18.3 për qind e banorëve janë nën 28 vjeçare

Por më alarmant paraqitet parashikimi për të ardhmen e vendit.

Projeksionet e popullsisë e nisura prej vitit 2019 parashikonin për një popullsinë vend prej 2.841 mijë banorë. Nëse do të vijoj ky trend në vitin 2031 përqindja e grupmoshës 0-17 vjeç ndaj totalit të popullsisë, pritet të bjerë në 17,7% krahasuar me 20 që ishte ne vitin 2021.

Në raportin mbi treguesit e mirëqenies së tyre, vihet re se ka një numër të madh të atyre që kanë shqetësim varfërinë

Rreth 30 për qind e fëmijëve kanë shprehur këtë shqetësim megjithatë me vetëm 1.7 për qind përmirësim krahasuar me matjet e mëparshme. Po ashtu edhe 27 për qind e familjeve me fëmijë janë në risk për të qenë të varfër

Arsimi vijon bazë vijon të ndiqet rregullisht, por rënie ka në ndjekjen e gjimnazit sidomos për vajzat.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat