13.5 C
Tirana
Monday, February 23, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPortofoli i risiguruesve të SIGAL, garancia për ekspertizë dhe mbulimet më të...

Portofoli i risiguruesve të SIGAL, garancia për ekspertizë dhe mbulimet më të larta

Për një kompani sigurimesh në një vend si Shqipëria, sigurimi i një marrëveshjeje me një risigurues të madh ndërkombëtar është thelbësor për disa arsye strategjike, financiare dhe reputacionale.

Një marrëveshje e tillë garanton rritje të kapacitetit financiar, mbrojtje më të madhe nga katastrofat, rrit besimin dhe reputacionin karshi klientëve dhe partnerëve të tjerë, zgjeron mundësitë e shkëmbimit të përvojave profesionale edhe një ndër më kryesoret si arsye është rritja e kapacitetit te solvency-së, njohur si aftësia paguese e një kompanie për të përmbushur detyrimet e saj afatshkurtra dhe afatgjata, për të paguar dëmet, detyrimet ndaj klientëve dhe kreditorëve në çdo moment.

Mbulimet maksimale

Në industrinë vendase të sigurimeve, marrëveshjet më prestigjioze dhe me mbulimet më maksimale, që shkojnë deri në 70 milionë euro mbulim, i ka SIGAL Insurance Group.

Për sigurimet e pasurisë SIGAL si bashkëpunëtor kryesor ka Hannover Re. Po njësoj edhe për sigurimet e përgjegjësisë, sigurimet inxhinierike, sigurimet e garancisë dhe ato të marinës.

Për sigurimet e shëndetit, aksidenteve dhe jetës, SIGAL bashkëpunon kryesisht me Swiss Re.

AXIS Capital është risiguruesi lider për sigurimet motorike.

Për sigurimet e shëndetit, kryesisht Jetë Plus, risiguruesi është SiriusPoint Int.

Munich Re, AXA, AIG, Zurich, Allianz, Lloyd’s, QBE, Uniqa, Colonnade, Beazley Furlonge, Liberty Mutual janë disa nga gjigantët botërorë të risigurimeve me të cilat SIGAL IG ka portofol bashkëpunimesh përgjatë vitit.

Marrëveshjet kanë garantuar limite mbulimesh deri në 70 milionë euro dëme për katastrofat, 55 milionë euro për zjarr dhe po aq për sigurimet inxhinierike, me mbajtje 500 mijë euro për secilën.

Deri në 6 milionë euro shkon limiti i marrëveshjes me risiguruesit për përgjegjësitë, me mbajtje deri në 500 mijë euro. Deri në 2.4 milionë euro shkon limit i marrëveshjes me risiguruesit për TPL, me mbajtjen 250 mijë euro.

Limitet e mbulimit për aksidente dhe humbje jete, falë bashkëpunimit me risiguruesit, në SIGAL shkojnë deri në 2.5 milionë euro.

Të gjitha kompanitë risiguruese me të cilat bashkëpunon SIGAL janë liderë botërorë të industrisë.

Përfitimet nga perspektiva e klientit

Klienti i siguruar në SIGAL IG, përfiton këto garanci nga risigurimi i kompanisë së tij siguruese të gjigantët botërorë:

a) garanci të plotë për përfitimin e pagesës së dëmeve,

b) mbrojtje edhe në situata ekstreme si katastrofa natyrore apo aksidente masive,

c) stabilitet financiar të siguruesit dhe siguri pagese për klientin,

ç) besueshmëri dhe reputacion më të lartë të kompanisë dhe marrëdhënies kontratuale mes tyre,

d) mundësi për mbulim edhe për shumat e larta të sigurimi,

dh) produkte më të avancuara dhe cilësore që përmbushin kërkesat e klientëve,

e) menaxhim më të mirë të rrezikut,

ë) pagesa më të shpejta dhe profesionale të dëmeve,

f) siguri për mbulimet jashtë Shqipërisë dhe qetësi mendore për klientin që di se pas policës së tij qëndron një rrjet i fuqishëm financiar ndërkombëtar.

Rëndësia që një kompani u dedikon garancive financiare dhe korrektesës ndaj klientëve të vetë, mund të lexohet edhe në shifrat që ajo u paguan risiguruesve.

Në Shqipëri SIGAL IG ka paguar vetëm për këtë vit mbi 10 milionë euro, në Kosovë mbi 3 milionë euro dhe në Maqedoni të Veriut mbi 1.9 milionë euro. Në total mbi 15.1 milionë euro u janë paguar risiguruesve globalë, në mënyrë që ekspertiza, mbulimet dhe cilësia e shërbimit dhe e ndihmës pas dëmit ndaj klientëve të ishte më maksimalja e mundshme.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat