Forca e një kompanie sigurimesh matet edhe nga risiguruesit ndërkombëtarë me të cilët punon.
Në terma të thjeshtë, risiguruesit janë liderët globalë që marrin në sigurim siguruesit rajonalë, apo kombëtarë.
Të gjitha kompanitë risiguruese me të cilat bashkëpunon SIGAL janë liderët botërorë të industrisë.
Për kamerat e Ora News, CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, u shpreh:
“SIGAL, në bashkëpunim me partenerët ndërkombëtarë i ka të risiguruara të gjitha portofolet e tij dhe të gjithë treguesit e tij duke garantuar vlerat e siguruara, edhe mbi 500 milionë euro. Por, jemi të gatshem që të marrim edhe vlera që kalojne miliarda, si shuma të siguruara.”
Në industrinë vendase të sigurimeve, marrëveshjet më prestigjioze dhe me mbulimet më maksimale i ka SIGAL Insurance Group.
“Partnerët tanë janë partnerë të fuqishëm, partnerët më në zë në Evropë dhe në Botë si SWISS RE, Hannover RE, Munich Re, dhe kompani të tjera me emër, duke përfshirë edhe LLOYD’s”, shtoi z. Ponari për televizionin.
Nga perspektiva e klientit, risigurimi prestigjioz i kompanisë ku ai sigurohet nënkupton: garanci e plotë e përfitimit të pagesës, mbrojtje në skenarët më ekstremë, stabilitet të kompanisë që po i blen policën siguruese, besueshmëri dhe reputacion të kësaj kompanie, mundësi mbulimi maksimal, produkte cilësore dhe të avancuara, menaxhim më i mirë i riskut, pagesa më të shpejta, siguri për mbulime jashtë Shqipërisë.
CEO i SIGAL, z. Ponari, shtoi: “Ne jemi këtu për të garantuar çdo qytetar për çdolloj sigurimi, që ata duan dhe për çdolloj rrisku që ata duan të shesin te ne. Rriskun e cakton klienti. Ne e blejmë dhe e kompensojmë në rast dëmi financiarisht. “
Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, vetëm për të patur risiguruesit më të mëdhenj të botës si garanci për portofolët e saj, SIGAL IG pagoi 16 milionë euro kontrata përgjatë vitit 2025, ndërsa në rajon pagoi rreth 50 milionë euro dëme, ose 1/6 e totalit.




