1.5 C
Tirana
Monday, January 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPolici i dehur në timon shkaktoi aksident: Cilat siguracione aktivizohen? Përse nuk...

Polici i dehur në timon shkaktoi aksident: Cilat siguracione aktivizohen? Përse nuk mbulohet nga TPL Plus?

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë një drejtues mjeti, punonjës policor, pasi shkaktoi aksident në gjendje të dehur. Drejtuesi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në aksident janë dëmtuar pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasja XH.H., dhe fëmijët e mitur  shtetasit Z.B., dhe S.B., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.00 mg/l dhe 0.98  mg/l.

Çfarë duhet ditur nga siguracionet? 

Të parat që aktivizohen janë SIGURACIONET E DETYRUESHME, TPL

Sapo Policia të qartësojë dinamikën në vendngjarje dhe të caktojë fajësinë, TPL-ja e mjetit shkaktar do të aktivizohet për dëmet në palë të treta. Materiale dhe shëndetësore.

TPL-të e autoveturave mbulojnë deri në 750.000 euro dëme pasurore dhe jopasurore në palë të treta.

TPL-të mbulojnë edhe dëmtimet e pasagjerëve, me përjashtim të rasteve që rreshtohen në rregulloren e AMF. Kështu që TPL-ja e mjetit shkaktar, policit të arrestuar, do të mbulojë dëmet financiare në mjetin e përplasur dhe te dy pasagjerët e dëmtuar në atë mjet.

KASKO dhe MINIKASKO  

Nuk kemi informacion nëse mjeti shkaktar, që drejtohej nga polici i arrestuar, ka patur KASKO ose MINIKASKO si siguracion.

Nëse do t’i kishte, siguracioni KASKO mbulon dëmet materiale edhe në mjetin shkaktar në rast përplasjeje me një objekt fiks ose të lëvizshëm.

Siguracioni KASKO do të mbulonte 90% të vlerës së dëmit total në mjetin shkaktar ndërsa dëmet e tjera do të mbuloheshin nëpërmjet TPL-së.

Mirëpo në rastin konkret, duke qenë se aksidenti ka ndodhur në një rrugë automobilistike mes dy mjetesh në lëvizje, edhe siguracioni MINIKASKO mund të zhdëmtonte dëmet materiale të mjetit shkaktar deri në 1 mln Lekë.

PËRSE TPL PLUS NUK DO TË MUND TË NDIHMONTE? 

Për mbulimin e dëmeve financiare, edhe kur përdoruesi i mjetit shkaktar rezulton nën ndikim alkooli, TPL Plus është një siguracion shumë ndihmues.

Në rastin konkret, kur kemi të dhënat e alkoolit të përdoruesit, që janë 0.98, më shumë se sa 0.5 mg/L ku aktivizohet TPL Plusi, ky lloj siguracioni, edhe sikur drejtuesi shkaktar ta ketë, nuk aktivizohet.

Në përfundim, pavarësisht rrethanave rënduese të aksidentit, dëmet ndaj palëve të treta mbulohen nga siguracionet e detyrueshme TPL, ndërsa ky rast shërben si një kujtesë e fortë për përgjegjësinë ligjore në drejtimin e mjetit dhe për kufijtë e qartë të mbulimit që kanë siguracionet kur shkelet ligji.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat