13.5 C
Tirana
Thursday, November 27, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAksidenti i Poçemit: A i mbulon TPL-ja dëmet shëndetësore të pasagjerëve të...

Aksidenti i Poçemit: A i mbulon TPL-ja dëmet shëndetësore të pasagjerëve të mjetit shkaktar?

Dy janë rastet kur nga TPL-ja e mjetit shkaktar të aksidentit, nuk ofron mbulim për pasagjerët e atij mjeti:

  1. Kur bashkudhëtari ndodhet me vullnetin e tij në mjetin motorik shkaktar të aksidentit, të drejtuar nga një drejtues i paautorizuar, nëse provohet se personi që ndodhet në mjet ishte në dijeni të këtyre rrethanave
  2. Çdo bashkudhëtar që ndodhet me vullnetin e tij në një mjet të pasiguruar, shkaktar të aksidentit, kur provohet se personi ishte në dijeni të kësaj rrethane

Në këto raste, ligji shqiptar e konsideron pasagjerin palë të tretë, pavarësisht se ndodhej në mjetin fajtor.

Përgjigjja e kësaj pyetjeje të zakontë është e thjeshtë: Po! TPL-ja e mbulon, në rast se nuk konsumohen dy kushtet e renditura më sipër.

Kjo do të thotë se ai përfiton dëmshpërblim të plotë nga sigurimi i detyrueshëm motorik (TPL) i mjetit shkaktar, njësoj si çdo person tjetër i dëmtuar në aksident.

Pasagjeri i lënduar ka të drejtë të marrë kompensim për: dëmtimet trupore, trajtimet mjekësore dhe rehabilitimin, të ardhurat e humbura, nëse ka pamundësi për punë, dëmet materiale, si dëmtimet e sendeve personale etj.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit shkaktar është i vetmi që nuk mbulohet nga TPL-ja, pasi ligjërisht mban përgjegjësinë për shkaktimin e aksidentit.

Të gjithë personat e tjerë të dëmtuar, përfshirë pasagjerin e tij, mbrohen nga sigurimi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat