Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pas një aksidenti në Poçem, ku përplasja e dy mjeteve la të plagosur katër persona. Shoferi akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Policia njofton se të dëmtuar janë dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjeret, të katërt jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Cilat janë katër siguracionet që duhet të njihni, të cilat në rast se drejtuesit i kanë do të aktivizohen menjëherë, që kostoja materiale dhe shëndetësore e këtij aksidenti të mos rëndojë në ekonomitë e tyre vetjake.
TPL-ja, me siguri
Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta është siguracioni i detyrueshëm, i cili do të merrte përsipër dëmet ndaj palëve të treta, fizike ose shëndetësore, që mjeti motorik dyrrotësh ka shkaktuar.
TPL-ja e mjetit shkaktar aktivizohet menjëherë.
AKTIVIZOHET KASKO-ja, nëse e ka
Siguracioni KASKO aktivizohet në rastin e mjetit shkaktar, që sipas kqyrjes dhe vlerësimeve paraprake të Policisë i takon mjetit të të arrestuarit 58-vjeçar.
Pavarësisht se ai do të përgjigjet ligjërisht për përgjegjësinë në aksident, vlera e dëmeve materiale në automjetin e tij mbulohen nga siguracioni KASKO, nëse e ka.
EDHE MINIKASKO ndihmon
Me një vlerësim paraprak vizualisht, duket e sigurt që vlera e dëmit në makinën shkaktare nuk i kalon 1 milionë ALL të reja.
Në këtë rast, duke qenë se përplasja ka ndodhur në rrugë automobilistike, në lëvizje dhe në mjet me mjet, aktivizohet edhe MINIKASKO-ja, në rast se shkaktari i aksidentit e ka si siguracion.
MINIKASKO-ja mbulon dëmet deri në 1 milionë ALL të reja në mjetin shkaktar.
SHËNDETI I DREJTUESIT
Po shkaktari, shëndeti i drejtuesit?”
Në rast se drejtuesi i mjetit do të kishte një siguracion shëndeti, dëmet në shëndetin e tij nga ky aksident do të merreshin po ashtu përsipër nga kompania siguruese.
Në rast të sigurimit të humbjes së jetës, SIGAL IG ka një produkt enkas për humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit.
Kurse në rast dëmtimesh trupore, çdo produkt tjetër i sigurimit të shëndetit në SIGAL e mbulon këtë rast, por më së shumti, më konkretisht, gjegjësi është sigurimi nga aksidentet personale.
Një siguracion i duhur jo vetëm shmang stresin, por e kthen një situatë të pakëndshme në një problem të menaxhueshëm.
Ndaj në botën e qytetëruar është oportune të sigurohet sa më shumë:
TPL, KASKO OSE MINIKASKO në rastin konkret, siguracion për shëndetin në aksidente personale dhe ky aksident që me sy të lirë ka një kosto mijra euroshe, materiale dhe në shëndet, të paktën, pavarësisht ndërlikimeve ligjore, nuk do t’i jepte shqetësim financiar drejtuesit shkaktar, sepse për gjithçka do të përgjigjej siguruesi.




