Rritja e sëmundjeve kardiovaskulare është shoqëruar edhe me rritje të hemoragjive cerebrale.
Shefi i Neurologjisë, Eris Ranxha thotë për Klan se pas vitit 2022 problemet neurologjike vaskulare janë katërfishuar.
Eris Ranxha, shefi i Neurologjisë, QSUT: Shkaqet më të shpeshta të dëmtimit të trurit vijnë nga patologjitë kardiake. Shtimi i rasteve kardiake do të shtojë edhe rastet neurologjike. Është një sëmundshmëri që po vjen duke u rritur. Kjo është një emergjencë ndërbotërore, pasi pas studimit të 2022 u pa që kishte projeksion që rastet do dyfishohen, por që realisht rastet po katërfishohen.
Për shkak të probleme të tilla, mestarisht çdo ditë kryhen rreth 10 shtrime.
Eris Ranxha, shefi i Neurologjisë, QSUT: Problemet neurologjike vaskulare ka një mesatare rreth 10 shtrime në 24 orë. 80% janë evente ishemike dhe rreth 20% janë hemoragji. Kemi një mesatare rreth 3-4 shtrime ditore me evente hemorragjike.
Shenjat më të shprehuar janë dhimbje të forta koke dhe paraliza në pjesë të trupit.
Eris Ranxha, shefi i Neurologjisë, QSUT: Nëse ke dhimbje koke shumë të fuqishme të paprovuar më parë që nuk kalon me qetësues është një situatë që duhet vlerësuar siç duhet dhe kuptohet pastaj që shenjat më të pangatrueshme janë paralizat, mpirje të krahut, këmbës, apo një anë të fytyrës.
Sipas mjekëve, në rritjen e rasteve po ndikon edhe shtimi i kontrolleve mjekësore. Këto probleme janë me të shprehura tek pacientët që vuajnë nga hipertensioni, për këtë arsye ata rekomandojnë një dietë ushqimore dhe aktivitet fizik.