11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPlane për fundjavën? Ja si parashikohet të jenë temperaturat

Plane për fundjavën? Ja si parashikohet të jenë temperaturat

Ashtu si java që po lëmë pas, edhe ditët e fundjavës do të sjellin temperatura shumë të larta.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani ka thënë se pritet që dita të sotme të sjellë temperatura deri në 42 gradë Celsius, kryesisht në Berat, Kuçovë dhe në Urën Vajgurore.

Ndërkohë, fundjava do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave.

Dita e shtunë sjell një rënie të lehtë të temperaturave në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të jenë rreth 11 apo 12 gradë Celsius, këto kryesisht në qytetin e Ersekës apo të Peshkopisë.

Në mesditë parashikohet të kemi një rënie me 2 gradë Celsius duke bërë që maksimumet, më e ndjeshme do të jetë në zonat veriore, duke bërë që të zbresë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa në jug mbeten temperatura të larta deri në 40 gradë Celsius në orët e mesditës dhe kryesisht Berati dhe Gjirokastra mbeten me temperaturat më të larta.

Dita e diel sjell një tjetër rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat minimale që qytetet e zonave malore të zbresin rreth 10 gradë Celsius, ndërsa maksimumet në rang territori të jenë në vlerën e 38 gradë Celsius”, tha ndër të tjera Osmani.

LEXO EDHE: Gjithçka ju nevojitet për udhëtime të qeta brenda dhe jashtë Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat