8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPlane për ditët e para të Dhjetorit? Si do të jetë moti...

Plane për ditët e para të Dhjetorit? Si do të jetë moti këtë fundjavë dhe pse çdo makinë duhet të ketë “AutoSOS”

Fundjava pritet të shoqërohet me temperatura mbi mesataren e ditëve të Dhjetorit.

Në një intervistë për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se pritet që këtë fundjavë të kemi kryesisht mot të qëndrueshëm, por nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu apo dëbore në zona të izoluara.

Problematike për fundin e ditës së sotme dhe të shtunës pritet të jetë parametri i lartë i erës.

Dita e sotme mbetet me vranësira të shpeshta. Më të dukshme janë në zonat veriore, duke krijuar mundësira për reshje shiu. Pjesa e dytë e ditës do t’i bëjë vranësirat më të shpeshta, duke bërë që të kemi reshje në zona të izoluara në veri-perëndim të territorit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet me reshje të papërfillshme.

Dita e shtunë, në pjesën e parë do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, do të kemi vranësira, por herë pas here kemi edhe intervale me kthjellime në territorin shqiptar. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë reshje shiu, të cilat kryesisht do të jenë në Ultësirën Perëndimore në sasira të pakta, ndërsa në zonat malore do të kemi shfaqje të flokëve të dëborës. Edhe gjatë ditës së dielë do të jetë një mot me vranësira, reshjet herë pas here priten të jenë prezente në territorin shqiptar.

Problematike gjatë fund-ditës së premte dhe fundjavës është parametri i erës. Është një erë shumë e fortë në det të hapur. Pritet të jetë edhe me një shpejtësi 80-85 km/orë nga drejtimi jugor, duke bërë që edhe dallgëzimi të jetë më i lartë në det të hapur. Mbetet shumë e fortë era duke bërë që të kemi problematika herë pas here përsa i përket trafikut detar. Edhe në tokë, pritet që era të jetë problematike pasi pritet që të shfaqet në intervale të shkurtra kohore. Era mbetet problematike edhe ditën e shtunë, kurse ditën e dielë, fatmirësisht kemi një rënie të intensitetit të parametrit të erës.

Temperaturat do të jenë të larta sot, maksimumet shkojnë deri në 20 gradë Celsius në rang territori. Mbeten të larta edhe të shtunën. E diela sjell një rritje të ndjeshme të tyre në orët e para të mëngjesit duke bërë që në qytetet e zonave malore të kemi temperatura pozitive, 2-3 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore t’i kemi nga 9-10 gradë Celsius”.

Por si pritet të jetë moti në muajin Dhjetor? 

“Dhjetori në vija të përgjithshme pritet të jetë një muaj me temperatura më të larta se vlerat normale. Do të ketë ditë që do të sjellin edhe temperatura të ulëta, do të kemi episode ku do të kemi futjen e masave ajrore të ftohta, çka do të bëjë që të kemi temperatura në vlera negative. Përsa i përket reshjeve, do të jenë prezente në territorin shqiptar edhe në formën e dëborës, kryesisht zonat të cilat do të jenë më të prekura, janë ato të veri-lindjes. Ka sinjale që të paktën në 15-ditësh e parë, reshjet të mos jenë problematike”.

PSE DUHET SHËRBIMI I ASISTENCËS RRUGORE “SIGAL UNIQA AutoSOS

Mendoni të jeni duke udhëtuar me familjen apo miqtë tuaj brenda apo jashtë Shqipërisë dhe në një moment, në një vend të panjohur për ju, automjeti juaj të pësojë defekt? Situatë që askush nuk do e preferonte.

Por sot, edhe kjo situatë e ka një zgjidhje, sa të shpejtë, komode dhe mbi të gjitha shumë të lirë nga ana financiare.

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, është e vetmja që ofron shërbimin e asistencës rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Ky shërbim ofrohet për periudha 1 mujore ose 1-vjeçare, me mbulim territorin e Shqipërisë, rajonin dhe Evropën dhe për çdo problem me automjetin tuaj, qoftë përfshirje në aksident, defekt teknik apo mbarim i karburantit ju do të asistoheni në vend në një kohë shumë të shpejtë.

SIGAL UNIQA AutoSOS, me mbulim Shqipërinë, mundëson:

  • Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës
  • Riparim në vend të automjetit të dëmtuar
  • Shërbim Karroatreci

SIGAL UNIQA AutoSOS, me mbulim Evropën (1-mujore ose 1-vjeçare), mundëson:

  • Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës
  • Riparim në vend të automjetit të dëmtuar
  • Shërbim Karroatreci
  • Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  • Parkim
  • Akomodim në hotel
  • Riatdhesim me tren / avion ose taxi

Sa kushton ky shërbim?

Çmimi i “SIGAL UNIQA AutoSOS”, në raport me shërbimin që ofron, është simbolik dhe vjen për të rritur sigurinë e klientëve të saj në rrugë.

Nëse doni të shijoni çdo udhëtim tuajin në Shqipëri, Ballkan apo Europë, pa e vrarë mendjen për surprizat që mund të sjellë rruga, atëherë zgjidhni “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

SIGAL UNIQA AutoSOS, më mirë udhëtoni pa shqetësime

Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Të mbuluar për çdo të papritur/ KASKO nga SIGAL UNIQA, qetësi e siguri edhe në kohë të keqe

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat