Hapi siparin ditën e sotme në ambjentet e “Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit” Panairi i Shëndetit dhe Bukurisë “Health & Beauty Care”.
Eventi që zgjat deri ditën e dielë, 13 nëntor, ka pjesë të tij edhe kompaninë e Sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, e cila prezanton për qytetarët produktet e kompanisë që ju vlejnë për të patur një jetë sa më të shëndetshme siç janë “Jetë Plus” apo shërbimi “TeleShëndet”.
Ky i fundit, unik për tregun shqiptar dhe i sjellë për herë të parë nga SIGAL UNIQA, mundëson një sërë benefitesh si:
- Konsulta audio dhe video me mjekë të licensuar 24 orë të ditë, 7 ditë të javës.
- Mundësinë të ngarkoni dhe të ruani analizat
- Check up 1 herë në vit (shih listën)
- Vizitë okulisti falas
- Xhama syzesh me zbritje
- Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje
Çmimi? Vetëm 5,000 Lekë në vit
Po aq unik dhe me plot benefite është edhe siguracioni “Jetë Plus”, dedikuar sëmundjeve të rënda dhe me akses në klinikat dhe spitalet më të mira në botë dhe me mbulim deri në 1 milion euro.
Përveç tumoreve malinje, “Jetë Plus” mbulon edhe?
– Ndërhyrjet kirugjikale në zemër (by pass dhe riparim ose zevendesim i valvulave koronare)
– Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
– Ndërhyrjet kirugjikale në shtyllën kurrizore
– Transplantet nga një dhurues i gjallë
Çmimi i siguracionit? 160 euro/vit për minorenët dhe 230 euro/vit për të rriturit.
Kushdo që do më shumë informacione mbi benefitet shëndetësore që ofrojnë këto produkte është i ftuar të vizitojë stendën e SIGAL UNIQA në panair.
Pas Tiranës, Panairi do të zhvendoset në datat 25-26 Nëntor edhe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku