Poeti i njohur Agim Doçi ka mbyllur sytë përgjithmonë. Doçi ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT, pasi pësoi hemoragji cerebrale.
Doçi ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Ai ishte një prej poetëve më të njohur veçmas si krijues i poezive të këngëve shqiptare.
Poeti dhe tekstshkruesi Doçi ka qenë i pranishëm në shumë festivale të këngës në RTSH, por edhe festivale të tjerë.
Në bashkëpunim me emra të njohur të muzikës shqiptare Agim Doçi ka marrë mjaftë çmime. Shumë krijme të tij kanë mbetur hite dhe janë në arkivin e RTSH dhe muzikës shqiptare.