Nëse zotëroni dhe administroni një biznes restorant, në radhët e mëposhtme do të gjeni ilustrimin dhe planin tarifor të detajuar, kosto të përafërta dhe përfitime, që do t’ju garantonte palëkundshmërinë e ecurisë së biznesit tuaj nga disa rreziqe me kosto shumëmilionëshe, të cilat mund të sigurohen në SIGAL Insurance Group.
Këto siguracione do ta rimëkëmbnin biznesin tuaj nëse zjarri dhe rreziqe të tjera do ta shkrumbonin atë.
Po ashtu do të mbulonin edhe përgjegjësitë tuaja financiare në tre drejtime kyçe: 1. ndaj klientëve, 2. ndaj fqinjëve me biznesin dhe 3. ndaj stafit tuaj.
Po aq, edhe fitimi i munguar nga ndërprerja aksidentale e biznesit, mund të rikuperohet deri në maksimumin e limitit të mbulimit përmes siguracioneve.
Këto janë pesë siguracionet që çdo administrator strukturash të tilla duhet t’i njohë e t’i ketë parësore në investimin e tij për siguri financiare:
a) sigurimi i biznesit
b) sigurimi i përgjegjësisë së restoranteve
c) sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit
d) sigurimi i personelit nga aksidentet
e) sigurimi i ndërprerjes së biznesit
Rasti hipotetik i një plani të integruar sigurimesh për një restorant: një lokal 50 m², me 5 punonjës që marrin secili një pagë vjetore prej 12,000 €, dhe një fitim ditor prej 1,000 €
| Lloji i siguracionit | Çmimi i përafërt, i mesatarizuar, VJETOR | Mbulimi maksimal |
| A. Sigurim biznesi, 50 m2 restorant | 50 € | 50,000 € |
| B. Përgjegjësia e restorantit dhe hotelit | 50€ | 25,000€ |
| C. Përgjegjësia ndaj fqinjit | 20 € | 20,000 € |
| D. Sigurim personeli, 5 punonjës, 2 paga vjetore | 40 € x 5 | 24,000 € x 5 |
| E. Sigurim i ndërprerjes së biznesit | 450€ | 45,000 € |
A. Sigurimi i biznesit
Me vetëm 1 euro për metër katror, biznesi mund të sigurojë godinën dhe paisjet nga zjarri dhe tërmeti deri në 1000 Euro dëmshpërblim për meter katror. Në varësi të objektit dhe risqeve, çdo sigurues sygjeron mbulimin më të mirë të riskut të biznesit.
Nëse zjarri shkrumbon mjediset e një lokali prej 50 m², atëherë dëmi që do të paguante siguruesi do të ishte 50,000 euro.
B. Sigurimi i përgjegjësisë së bareve, restoranteve dhe hoteleve në SIGAL IG
Ky lloj sigurimi garanton mbulim për dëmtimet trupore dhe pasurore, që mund t’u shkaktohen të tjerëve gjatë veprimtarisë në ambientet e biznesit. Kryesisht klientelës.
Me një pagesë mesatare prej 50 euro në vit, biznesi mund të sigurojë një limit përgjegjësie deri në 25 mijë euro dëme ndaj klientëve.
C. Sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit
Përgjegjësia restoranteve dhe hoteleve mbulon vetëm dëmet brenda ambienteve të vetë biznesit, kryesisht ndaj klientëve. Nëse zjarri përhapet dhe dëmton pronën fqinje, apo ngjarja aksidentale e biznesit tënd dëmton fqinjin, ekziston sigurimi i posaçëm “përgjegjësia ndaj fqinjit”. Me vetëm 20 euro në vit, biznesi mund të sigurojë mbulim deri në 20 mijë euro dëme te fqinji i dëmtuar.
D. Sigurimi i personelit nga aksidentet në punë
Sigurimi i posaçëm i personelit nga aksidentet në punë mbulon dëmtimet e personelit gjatë punës. 24 paga vjetore në rast fataliteti apo invaliditeti të plotë, opinion të dytë mjekësor në spitalet më të mira në SHBA dhe Europë, zbritje në klinikat private dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore deri në 100,000 Lekë. Për një punonjës me rrogë vjetore 1 milion Lekë në restorant, me mbulim prej 2 pagash vjetore, kostoja e sigurimit do të ishte vetëm 40 euro në vit.
E. Sigurimi nga ndërprerja e biznesit
Nëse zjarri do të shkrumbonte restorantin, biznesi do të ndërpriste aktivitetin për të paktën 45 ditë, duke shkaktuar një humbje ekonomike rreth 45 mijë euro. Me sigurimin e ndërprerjes së aktivitetit, i cili kushton jo më shumë 450 euro në vit (vlerësohet rast pas rasti), biznesi do të kishte mundësi të zhdëmtonte xhiron e munguar gjatë këtyre ditëve 100%, 45 mijë euro për 450 euro në vit. Kjo do t’i garantonte pronarit likuiditet dhe mbrojtje financiare edhe në rast të shkatërrimit të plotë të aktivitetit.
Plani tarifor për sigurinë maksimale të restorantit
Në total, për rreth 320 euro në vit (50 € sigurimi i biznesit, 50 € përgjegjësia e restorantit, 20 € përgjegjësia ndaj fqinjit dhe 200 € sigurimi nga aksidentet personale për 5 punonjës) si dhe rreth 450 € për mbulimin e ndërprerjes së aktivitetit, një restorant mund të jetë i mbrojtur maksimalisht ndaj rreziqeve të mundshme, mes tyre edhe shumë serioze, që mund t’ia cënonin aktivitetin e biznesit.
Një paketë e tillë sigurimi e shkarkon biznesin nga çdo barrë:
Për dëmtimet e mundshme të klientëve, stafit, për dëmtimin e brendshëm dhe të biznesit, si edhe për mungesën e fitimit do të përgjigjet siguracioni.
Këto pesë polica, të kombinuara, rrisin ndjeshëm qëndrueshmërinë, garancitë dhe seriozitetin e çdo biznesi të këtij sektori.
Përse SIGAL Insurance Group?
SIGAL Insurance Group ofron këto kombinime me çmimet më të frytshme në treg.
Kompania për vitin 2025 paguan 42.31% të dëmeve të tregut të sigurimeve në pronë.
Këto janë të dhënat zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
AMF publikoi pak ditë më parë raportin e 10-mujorit të parë të vitit 2025, periudha janar-tetor.
Sipas këtij raporti, mbi 179 milionë Lekë dëme të paguara në kohë rekord, në përputhje me legjislacionin dhe marrëveshjet kontratuale, 63.61% më shumë se sa vitin e shkuar, dëshmojnë qëndrueshmërinë dhe korrektesën e SIGAL INSURANCE GROUP, si kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon.




